Skandali me inceneratorët/ Berisha: Çështja u kualifikua sikur të kishin vjedhur një kotec pulash
Kryetari i PD, Sali Berisha e ka konsideruar kualifikimin e dosjes nsë inicneratorëve si skandal, pasi sipas tij prokurorët e Posaçëm e konsideruan vjedhjen si një kotec pulash, dhe jo si një nga aktet më të turpshme në histori.
Sipas Berishës, edhe pse prova për këtë dosje ka pasur plot, për SPAK, kjo ishte një çështje sikur u vodhën 10 mijë euro dhe jo 130 mln euro të taksapaguesve shqiptarë.
Jo, materiale kam plot, po sot ndodhi ajo që ndodhi.
Siç e dini ju, çështja e inceneratorëve shkoi për pesë para në gjykatë, një gjë e turpshme, një nga aktet më të turpshme në histori, kur humbja e 130 milionë eurove u kualifikua një vepër sikur të kishin humbur 10 mijë euro apo sikur të kishin vjedhur një kotec pulash siç e tha një kolegia juaj.