Xhixho: 12 vjet krim, korrupsion dhe shpopullim duhen ndëshkuar masivisht më 11 maj! Programi i opozitës, e vetmja zgjidhje
Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi sot se të dhënat e fundit të OKB-së flasin për përgjysmim të numrit, të lindjeve në 30 vitet e ardhshme.
Shqipëria, tha ajo, renditet krah Porto Rikos dhe Xhamajkës, me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në vitin 2054.
Deklarata e Xhixhos:
Të dhënat e fundit të OKB-së flasin për përgjysmim të numrit të lindjeve në 30 vitet e ardhshme. Shqipëria renditet krah Porto Rikos dhe Xhamajkës, me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në vitin 2054.
krahasim me 10 vjet më parë, lindjet janë përgjysmuar. Për vitin 2024, në Shqipëri lindën vetëm 22 mijë bebe, ndërkohë që 10 vite më parë lindnin pothuajse dyfishi. Pse numri i lindjeve po bie me një ritëm të frikshëm? Sepse çiftet e reja nuk kanë më siguri për të ardhmen! Sepse kostot e jetesës janë rritur disafish dhe pagat janë më të ulëtat në rajon. Sepse një çifti të ri i duhen 60 vjet në blejë një shtëpi në Tiranën me 54 mijë apartamente bosh, ku pastrohen paratë e krimit dhe korrupsionit.
Shqipëria ka sot normat më të ulëta të lindshmërisë në Europë, duke lënë pas vetëm Spanjën dhe Maltën. Popullsia e vendit po plaket në mënyrë të menjëhershme sepse të rinjtë po emigrojnë dhe ata që nuk munden të ikin, nuk kanë asnjë siguri për të ardhmen.
Shpopullimi masiv i vendit ka qenë alarmi i ngritur prej presidentit Ilir Meta disa vite më parë, por qeveria nuk ka marrë kurrë asnjë masë, nuk ka hartuar kurrë politika incentivuese, madje e ka inkurajuar largimin e shqiptarëve përmes keqqevrisjes dhe korrupsionit. Pasoja janë mbi 1 milion shqiptarë të larguar nga vendi gjatë qeverisjes së tij. Aq sa sot, tregu i punës po kërkon punonjës të huaj.Më 11 maj, vota për opozitën është votë për Shqipërinë madhështore!
Qeverisja e mbrapshtë e Edi Ramës u ka hequr të rinjve cdo shpresë për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri. Ne kemi detyrimin t’u kthejmë shpresën.
Programi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore do të mbështesë familjet e reja, duke u krijuar atyre mundësinë të ndërtojnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre.
● Çdo çift i ri i martuar pas vitit 2019, ku një nga partnerët është në martesën e tyre të parë, përfiton 30 mijë euro kredi me interes zero nga qeveria për të plotësuar minimumi 20% të depozitës për apartamentin/shtëpinë e parë që do të blejnë, në mënyrë që të kenë mundësi të marrin deri 80% kredi nga bankat e nivelit të dytë.
● Shteti do të mbulojë tërësisht shpenzimet për fëmijën e tretë deri në moshën 18 vjeç.
● Shteti do të ofrojë mbështetje mujore prej 60 euro për fëmijën e parë dhe 70 euro për të dytin.
● Do të mbështesim me kuponin 250 euro çdo fëmijë në lagjet ku mungon shkolla derisa qeveria të hapë aty shkollën e re. Qytetarët paguajnë taksa dhe shërbimin duhet ta marrin ose të kompensohen në mënyrë që ta përdorin në arsim privat.
● Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian.
● Do të rrisim pagat, do të ulim taksat, çmimin e naftës dhe energjisë, dhe do të rikthejmë lirinë ekonomike.
12 vjet krim, korrupsion dhe shpopullim duhen ndëshkuar masivisht, ndaj programi i opozitës është e vetmja zgjidhje per problemet e cdo familje shqiptare.
Më 11 maj, vota për opozitën është votë për Shqipërinë madhështore!