Këlliçi thirrje publike ish-Myftiut të Tiranës, Ylli Gurra: A ke sot një qëndrim për gjuhën skandaloze të kryeministrit

Këlliçi thirrje publike ish-Myftiut të Tiranës, Ylli Gurra: A ke sot një qëndrim për gjuhën skandaloze të kryeministrit?

Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale i bëri një thirrje publike ish-myftiut të Tiranës, Ylli Gurra nëse kishte ndonjë reagim sot mbi thirrjet e kryeministrit Rama për të miturit që të shikojnë në Google fotot e tij nudo.

Postimi

Thirrje publike ish myftiut të Tiranës, Ylli Gurra!

I nderuar Ylli, unë Belind Këlliçi mbaj mend një reagim tëndin shumë të “skandalizuar” për gishtin e mesit kundër korrupsionit, posterin tim gjatë fushatës elektorale, kundër tashmë të burgosurit Erion Veliaj në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Poster të cilin e quajte “acivilizues”!!!

Unë dua të besoj që reagimi yt vinte nga një moralizim i sinqertë dhe jo nga një përdorim politik i radhës nga pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i 5D!

Ylli, a ke ndonjë reagim SOT mbi thirrjet skandaloze, antinjerëzore, amorale, të kryeministrit të Shqipërisë, për të miturit që të shikojnë në Google fotot e tij nudo?!

A ka rast më flagrant se ky për çdo qytetar, prind apo njeri të Zotit që të ngrihet kundër këtij turpi dhe degradimi të shoqërisë shqiptare?

A ke ndonjë reagim ti edhe për deklaratat e tij të çmendura që vajzat shqiptare 18 vjeçare të bëhen “dashnore” për hir të votës dhe lidhjet e tyre emocionale, joshjen fizike, t’i vënë në shërbim të partisë socialiste?!

Pres me padurim një përgjigje dhe një reagim tëndin, në interes të opinionit publik dhe të qytetërimit tonë të përbashkët.
Faleminderit!

Share it :