Rama vijon fyerjet/ Bullizon fëmijët e spektrit autik
Në një tjetër qëndrim publik, kryeministri Edi Rama vazhdon bullizimin me gjuhën e rrugaçit, sharjet, fyerjet, i cilëson njerëzit si çyrykë, u thotë të rinjve shikoni fotot e mia nudo.
Këtë të martë nuk ka kursyer as fëmijët apo njerëzit me aftësi ndryshe. Ai thotë se je autik politik nëse voton opozitën.
“Paguan lekët e dynjasë për të paguar Latifin. Më hidhen mua pse them gjysma e burrave janë çyrykë. Po ça të them, e them si metaforë, nuk është raport klinik. Për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, d.m.th. nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë”, tha Rama.
Çfarë është autik zoti kryeministër?!
A e dini se Elon Musk, Einstein, gjeni të shkencës, artit, të skenës, kanë spektrin e autizmit, pra janë pjesë e autizmit. Kjo do të thotë që nuk janë as budallenj, siç është klasa politike shqiptare dhe as çyrykë e as të rrjedhur, as buf e as këneta, siç e përdor termin kryeministri ynë.
Në fakt prej ditësh vazhdon me një fushatë bullizimesh, sharjesh, fyerjesh, në një gjuhë rrugaçërore, sillet si i fortë dhe përdor terma të neveritshëm, ndërkohë që shqiptarëve diçka tjetër duhet t’u tregonte.
Nuk ka aftësinë e as mundësinë ta bëjë atë, kjo është ajo që di të bëjë ai, të bullizojë, të ofendojë, asgjë më shumë sesa kaq.
Sillet si një gangster në pushtet, por edhe duke sharë dhe fyer njerëzit, edhe me terma banalë dhe bastardë që ndoshta vetë nuk i kupton.
Megjithëse, ka të drejtë dikush kur thotë se “më mirë do të ishte të mbyllej në çmendinë