Berisha: Ju garantoj se situata që ekziston në Spitalin Onkologjik do të marrë fund me urgjencë
Kryetari i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedimin e tij me qytetarët, ka shprehur solidaritetin më të madh për pacientët që përballen me vështirësitë në Spitalin Onkologjik, duke garantuar se situata tragjike që po ndodh aty do të marrë fund me urgjencë.
Ai theksoi se, edhe pse Edi Rama kishte bërë deklarata të forta për situatën, nuk kishte marrë asnjë masë konkrete për të ndryshuar gjendjen, duke e cilësuar këtë si një krim ndaj njerëzimit.
“Zoti Shurdhi, së pari njëherë u shpreh solidaritetin tim më të madh. Dhe ju garantoj që situata që nuk ka të përshkruar në rrafshin njerëzor dhe rrafshin shkencor, që ekziston në Spitalin Onkologjik, do të marrë fund me urgjencë.
Edi Rama katër muaj më parë, pasi u njoh se bëri se bëri sikur nuk e njihte situatën, deklaroi se ato janë krime kundër njerëzimit.
Por fakti se edhe para 4 muajsh, Edi Rama që disponon buxhetin 8 miliardë euro, nuk mori asnjë masë për asnjë ndryshim, tregon se kryeautori i këtyre krimeve është vetë ai, se paratë për ju vidhen.
Se vjedhja e parave të ilaçeve tuaja, ka zhdukur çdo ndjenjë njerëzore tek këta zyrtarë, të cilët hedhin valle mbi fatkeqësinë tuaj, të cilët pasurohen si shushunja me paratë e ilaçeve që vjedhin nga ju”, tha Berisha.