Berisha: Paralajmëroj të ashtuquajturit investitorë strategjikë, mos prekni asnjë metër katror pronë të qytetarëve

Berisha: Paralajmëroj të ashtuquajturit investitorë strategjikë, mos prekni asnjë metër katror pronë të qytetarëve

Në fjalën e tij në Fier, lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe tek investitorët strategjikë të Edi Ramës, të cilët i paralajmëroi që të mos prekin asnjë metër katrorë tokë të shqiptarëve.

Berisha tha se, isha në Korçë, më thoshte tjetri, tek llixhat e Përmetit kemi dhjetëra hektarë, por po na i grabisin. Na e ka dhënë Edi Rama. Edi Rama bashkë me ta do të shkojë atje ku duhet. Prona e tjetrit nuk preket’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

“Paralajmëroj të ashtuquajturit investitorë strategjikë, mos prekni asnjë metër katror pronë të qytetarëve shqiptarë se në mënyrë absolute do konfiskohet dhe do ndëshkoheni për korrupsion.

Kudo që shkoj, ankesa për grabitjen e tokës.

Isha në Korçë, më thoshte tjetri, tek llixhat e Përmetit kemi dhjetëra hektarë, por po na i grabisin.

Na e ka dhënë Edi Rama.

Edi Rama bashkë me ta do të shkojë atje ku duhet. Prona e tjetrit nuk preket.

Të dashur miq, Made in Albania do jenë prodhimet e uzinave, fabrikave dhe bizneseve të Fierit.

Unë garantoj biznesmenët se revolucioni ynë fiskal, taksa e sheshtë, përgjysmimi i barrës fiskale, ulja në 15 përqind e TVSH-së, ulja e çmimit të energjisë nga 18 lekë në 6 lekë për biznesin, janë zotimet tona.

Biznesmenët e vegjël, u premtoj sot se këta bashkiakë hajdutë do e kenë kufirin tek thana.

Se nuk do mund të vendosin kurrë taksa më të larta se 1 përqind të xhiros dhe se tavani për TVSH-në, për tatimin mbi të ardhurat, nga 100 dhe 140 mijë euro, do të kalojnë të dyja në 180 mijë euro.

Suksesi juaj është qëllimi ynë.

Miq, pasuritë e kësaj treve do të jenë para së gjithash pasuri të banorëve të saj.

A e imagjinoni ju, treva që nxjerr 1 mln naftë në vit dhe ka të gjitha pasuritë, boshatiset çdo ditë nga bijtë e saj. Merr fund.

Politika jonë do jetë, beteja jonë do jetë, zotimi ynë do jetë, çdo i ri, ëndrrën e tij në Shqipëri. shkollim, punësim, çati dhe strehim, financim për biznesin”, tha Berisha.

Share it :