Berisha: U ftoj të shumëfishoni forcat, këto ditë të jenë ditët e asaj beteje në të cilën Shqipëria firmos fitoren e saj
Kryetari i PD, Sali Berisha ka ftuar kandidatet dhe gratë demokrate të shumëfishojnë forcat në këto ditë fushate intensive elektorale, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Gjatë bashkëbisedimit më to, lideri demokrat Sali Berisha tha se këto ditë duhet të jenë ditët e asaj beteje në të cilën Shqipëria dhe PD firmos fitoren e saj.
Berisha tha se, njeriu kurrë nuk duhet të dorëzohet, por duhet të luftojë, se kur sheh këtë zbrazje të madhe të vendit tënd, kur sheh se brenda 12 viteve ne humbëm atë materie kombëtare që e krijuam në 65 vite. Sot jemi në vitet ’60 për numër popullate, por mund të jemi edhe më keq se këta mashtrojnë. Të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët, kanë korrupsionin.
“Dhe njëherë u falënderoj shumë për ndërhyrjet që bëtë, dëshmi e prekjes me dhembshuri të këtij realiteti që ekziston në Shqipëri nga ana e juaj.
Dëshmi nga më tragjiket, e vërteta është.
Tjetër punë se njeriu kurrë nuk duhet të dorëzohet, por duhet të luftojë, se kur sheh këtë zbrazje të madhe të vendit tënd, kur sheh se brenda 12 viteve ne humbëm atë materie kombëtare që e krijuam në në 65 vite.
Sot jemi në vitet ’60 për numër popullate, por mund të jemi edhe më keq se këta mashtrojnë.
Të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët, kanë korrupsionin.
E thatë me shumë të drejtë, sot korrupsioni dënon me vetmi shqiptarët sepse fëmijët e tyre nuk gjejnë dot punë, nuk ndërtojnë dot të ardhmen këtu, këta që mbeten, mbeten në pasiguri të plotë, mbeten në vetmi.
Mbeten me një përkujdesje shumë larg asaj që duhet ta kenë.
Rrënimi i shkollave është drama e arsimit shqiptar.
Po marr vetëm një aspekt, digjitalizimin. Me një përpjekje shumë të programuar dhe të fuqishme, ne arritëm të çojmë internetin në çdo shkollë dhe kompjuter në të gjitha shkollat e Shqipërisë.
I kanë vjedhur në tërësi dhe shifra që dha Erisa janë dramatike. 5 përqind internet në shkollat tona. Pra një kthim mbrapa i fuqishëm, kaq ka qenë në vitin 2005, 4.9 përqind ka qenë.
Të gjitha këto kur miliarda janë zhdukur.
Shëndetësia është po në këtë gjendje dhe më keq.
Isha në Kukës unë, 3 milionë euro spitali, asnjë kirurg. Dhe kuksianin po ta kapte urgjence, ndonjë apendesit apo gjë tjetër, kishte një mjek roje në Prizren që vinte përkundrejt pagesës për të kryer operacionin.
Pra, një degradim i përgjithshëm.
Programi ynë i jep përgjigje këtyre. Dhe programi ynë është në plotësim e sipër.
E shtruat me të drejtë, gruaja që nuk ka punuar, do ketë 200 euro. Minimumi jetik do vendoset për ato që kanë punuar dhe ato që nuk kanë punuar.
Nuk ka shqiptar që nuk do marrë 200 euro, kjo është paga e mbijetesës.
Do shpërndahen këto të ardhura. Do ketë një shpërndarje të drejtë.
Është e domosdoshme të krijohet një shërbim qoftë për këtë moshë, qoftë për të sëmurët terminalë. Jashtëzakonisht e rëndësishme. Ky shërbim nuk ekziston. Ky shërbim do ngrihet.
Ne kemi që nga viti 2019 gjer sot që kemi më shumë vdekje se lindje.
Ne faktikisht, lajmi që dha OKB para tre ditësh ishte një nga lajmet më të kobshme në historinë e këtij kombi. Shqiptarët, thoshte OKB, janë vendi më rënien më të madhe në botë të lindshmërisë për shkak të emigrimit.
Do bëhet gjithçka, një politikë e mbështetur fuqishëm për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri dhe për një lindshmëri më të madhe në këtë vend është jetike për shpëtimin e Shqipërisë.
Tani ne pasojat i shohim, në tre shtëpi, dy janë të mbyllura. Po ata që vijnë pas nesh, po nuk e ndryshuam, do shohin pasoja shumë më të tmerrshme në këtë end.
Prandaj prioriteti i të gjitha prioriteteve do jetë instalimi i një politike të fuqishme demografike.
Unë isha në një fabrikë ultramoderne në thellësinë e maleve në Pukë. Punëtorë nga Bangladeshi dhe Filipinet se nuk ka punëtorë.
Pra, kësaj gjendje dramatike ne i përgjigjemi me një program shumë të fuqishëm dhe ekzistojnë të gjitha mundësitë për ta transformuar me shpejtësi këtë situatë.
Në radhë të parë me paketën e dhembshurisë, arsimi, shëndetësia. Sepse vjedhjet e tyre kanë kufi vetëm qiellin.
Ndaj dhe programi ynë ka një potencial të vërtetë transformues për Shqipërinë.
Legalizimet, është deklaruar dhe do deklaroj këtu, të gjitha lejet e legalizimit do shndërrohen tapi me një dekret të veçantë. Do konsiderohen tapi, nuk mbahen peng të tjerët siç mbahen sot.
Dhe ne kemi parim, legalizim, pastaj urbanizim. Ne nuk jemi kundër urbanizimit, por do i legalizojmë.
Ka një dallim si nata me ditën, a e shihni ju zonjat e partisë tjetër, unë duhet të kem respekt për to për nga natyra, por kur i dëgjoj çdo fjalë, këndojnë vetëm këngën e Edi Ramës, u garantoj se as pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha nuk ndodhte me diktatorin e tij pasardhës.
Nuk ekziston qytetari për to. Ekziston Edi Rama dhe zulmi i tij.
Pra, shiko çfarë transformimi kanë.
Edhe ato konstatojnë këto që keni konstatuar ju. Dhe është shumë e vërtetë Julia, është rritur në mënyrë të ndjeshme analfabetizmi.
A ekzistojnë për to? Nuk ekzistojnë.
A ekzistojnë qytetarët për ato zonja? Jo, nuk ekzistojnë.
Ndaj dhe unë u detyrova njëherë jashtë kodit tim t’u them në parlament mos u sillni si truprojet e Gadafit.
Këto nuk thonë një fjalë për qytetarin, asgjë nga këto që thoni ju.
Ato nuk ekzistojnë për to dhe ky është kontrasti i madh dhe kjo është garancia pse qytetarët u preferojnë ju, pse qytetarët dëgjojnë ju, pse qytetarët presin me padurim të takohen me ju me këtë program.
Ndaj dhe u ftoj të shumëfishoni forcat dhe këto ditë të jenë ditët e asaj beteje në të cilën Shqipëria firmos fitoren e vet.
Ky program është absolutisht një mundësi për çdo shqiptar që do të jetojë në këtë vend me djersën, mundin, mendjen, energjinë dhe fuqinë e tij krijuese.
Ndaj dhe u falënderoj edhe njëherë për këtë takim, u uroj shumë suksese dhe pres të takohemi më 12 maj në një fitore spektakolare të merituar plotësisht”, u shpreh Berisha.