Kampionët e boksit takim me Berishën: Ftojmë shqiptarët të votojnë numrin 1
Dy kampionët shqiptarë të boksit, vëllezërit Amarildo dhe Roberto Bakaj, patën një takim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në këtë takim të përzemërt, sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë me nder në arenën ndërkombëtare, ftuan të gjithë shqiptarët anembanë botës të votojnë numrin 1 në zgjedhjet e 11 majit, Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
“Faleminderit për mikpritjen Doktor Sali Berisha, fitore, fitore”, shkruhet në statusin e vëllezërve kampionë të boksit, të shoqëruar me videon që mund ta shihni më poshtë.