Berisha: Ramës i kanë ardhur lajme për dosjen McGonigal dhe tani thërret çdo ditë ‘rroftë e qoftë Altin Dumani’

Berisha: Ramës i kanë ardhur lajme për dosjen McGonigal dhe tani thërret çdo ditë ‘rroftë e qoftë Altin Dumani’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar të tjera detaje nga dosja Rama-McGonigal në ShBA, ku ky i fundit u korruptua me 225 mijë dollarë nga kryeministri shqiptar.

‘Ramës i kanë ardhur lajme për dosjen McGonigal dhe tani thërret çdo ditë ‘rroftë e qoftë Altin Dumani’, u shpreh Berisha gjatë fundit të fjalës së tij në takimin madhështor në Gjirokastër.

Berisha: Miq, nuk është vetëm Tërmeti, por Rama i ndan me xhinsin e tij. Dhe thotë nuk ka një fakt për mua.
Po a nuk je ti që i ke dhënë McGonigalit 220 mijë dollarë por ta korruptuar kundër opozitës dhe këtë e fakton gjykata amerikane?

Çfarë fakti do?

A e keni vënë re miq, i kanë ardhur lajmet, dhe tani çdo ditë rroftë e qoftë Altin Dumani. U garantoj se edhe Nuredinit do i thurte poema në qoftë se ia kërkon Nuredini këtë gjë se do të shpëtojë nga dosja McGonigal.

Gjeni fakte për mua, thotë se dardhat i kanë ngrënë të tjerët.

Po ato 224 mijë metër katrorë të manastirit të Skutarisë dhe në Gjipe, kush i mori ato? Çfarë lidhje ke ti me to?

Lexoni, Spiro Koleka, Nushët kanë deklaruar se nuk kanë pasur toka, kanë deklaruar se kanë pasur 3 dhi dhe 5 derra, kanë deklaruar se kanë qenë më të varfrit të Vunoit dhe tani na dalin me dhjetëra hektarë prona të gjitha të grabitura nga Edi Rama.

Po ai kopshti 8 mijë metra në Surrel nga mbiu ai, apo ma bëri gruaja. Dhe tani po t’i thuash, ja tani ky më përmend edhe gruan. Po atë e ke thënë vetë ti.

Po 130 milionë euro të djegësit të Tiranës. Shkoi në gjykatë dosja, dy drejtorë aty, kanë shkelur ligjin, por para nuk kanë marrë ata. Ata kanë firmosur tenderin, por është Edi Rama prapa tij. Dhe ajo që duhej të vëzhgonte çdo muaj punimet, nuk ka bërë asnjë raport Lubi Balluku. Pse? Se e shihte se dardhat i hante Edi Rama. Jo vetëm dardhat, por edhe ftonj të prishur.

Dhe përpiqet tani të justifikohet. Po ja ata ministrat. Prisni, avash kur ta dëgjoni të thotë lavdi hajdutëve të mi.

Sepse për të qytetarët janë dembelë, shqiptarët janë dembelë, ikin dhe nuk punojnë.

Në të vërtetë shqiptarët janë punëtorë, por ti ke ngushtuar komplet rrethin.

Ndaj dhe ne me projektin tonë një mundësi për çdo shqiptar.

Miq, kjo betejë pra është shansi më i madh i jetës tonë.

Është shansi më i madh i jetës tonë që ne bashkërisht të ndahemi, ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e keqe që po e shkreton.

Është shansi më i madh i joni për të rivendosur këtë vend në rrugën e madhështisë.

Ndaj të shndërrohemi ne në misionarë.

Nuk është program për një parti, është program për çdo shqiptar që do të jetojë me djersën, mundin e tij në këtë vend.

Që do të ndërtojë ëndrrën e tij në këtë vend.

Ndaj dhe ju ftoj mençurinë tuaj, dhembshurinë tuaj, forcën bindëse ta përdorni me çdo gjirokastrite që me 11 maj të votojmë për veten tonë, të votojmë për rrogat tona, pensionet tona, për shkollat, për spitalet.

Të votojmë për fëmijët tanë, nipërit, mbesat tona.

Të votojmë për njerëzit tanë të sëmurë që të trajtohen si njerëz.

Të votojmë për shkollimin, punësimin.

Ftoj të gjithë nënat, motrat, zonjat të përçmojnë propagandën vulgare, të pacipë të një njeriu, i cili beson se bëhet interesant duke u sharë bashkëshortin dhe burrin e vet.

Që beson se me batuta do mund të mbulojë vjedhjet që bën.

Se me batuta do mund të mbulojë largimin e njerëzve nga Shqipëria.

Se me batuta do mund të mbulojë vdekjen e të sëmurëve për ilaçe.

Ndaj dhe 11 Maji është dita e nënave, motrave, grave, bashkëshorteve shqiptare, në nderin, dinjitetin e tyre t’i japin përgjigjen që meriton këtij mizogjeni të pashpirt i cili për karrige është i aftë të bëjë çdo gjë, të thotë çdo gjë.

Rroftë Gjirokastra, rroftë Shqipëria.

Votoni njishin.

Njisha jeni të gjithë ju.

Shqiptarët janë të gjithë njisha.

Fitore, fitore, fitore!

Share it :