Dimri demografik’/ Meta thirrje të rinjve: Jeni shpresa e Shqipërisë, votoni për një të ardhme më të sigurt

‘Dimri demografik’/ Meta thirrje të rinjve: Jeni shpresa e Shqipërisë, votoni për një të ardhme më të sigurt!

Në një postim në Facebook, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, theksoi rëndësinë e mbajtjes së të rinjve në Shqipëri dhe vazhdimësisë së përpjekjeve për ta shpëtuar vendin nga “dimri demografik”.

Duke iu referuar porosive të mençura të Papa Françeskut, ai nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për rinovim dhe shpresë, duke e cilësuar si amanet të shenjtë misionin për t’u dhënë të rinjve mundësinë të kontribuojnë në atdheun e tyre.

Meta ka shprehur angazhimin e tij të pandërprerë për të punuar në këtë drejtim, duke ftuar qytetarët të mbështesin koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet e ardhshme.
Postimi

Të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut të madh: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga “dimri demografik”.
“Ku ka rini, ka shpresë” thote Papa Francesku.
Ky amanet i madh i tij meriton çdo sakrificë.
Ndaj kurrë nuk do të lodhem së punuari për t’i kthyer shpresën rinisë, sepse vetëm kështu Shqipëria jonë e dashur do të jetë e sigurt dhe e begatuar edhe për qindra vite të tjera që do të vijnë.
[✅️] [🗳] VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
[✅️] [🗳] VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

Share it :