Edvin Prifti: Shkencëtarët dhe mjekët që u zhdukën në mënyrë misterioze gjatë pandemisë Covid-19

Kardiokirugu i njohur Edvin Prifti denoncoi zhdukjen, arrestimin dhe persekutimin e disa profesorëve e shkencëtëreve të njohur gjatë periudhës së pandemisë Covid-19. 

I ftuar në podcastin “ShpresOn” të Altin Goxhajt, Prifti tha se shumë shkencëtarë të njohur që sollën fakte shkencore dhe informacione në interes të publikut lidhur me pandeminë që goditi globin, u zhdukën në mënyrë misterioze, një  pjesë të vrarë, të tjerë tëvdekur ndërsa shumë u arrestuan pa asnjë akuzë dhe më pas u lanë të lirë.

“Dua të flas për heronjtë e heshtur. Kalonte një muaj, dy muaj dhe njeri prej këtyre njerëzve humbiste pa lënë gjurmë. Këtu kam përdorur një shprehje të Martin Luther King-ut, i cili thotë që frikacakët ngrenë pyetje, a është e sigurt? Ca të tjerë ngrenë pyetje, a është politike. Vanitozët pyesin nëse është popullore, por ndërgjegjja ngre pyetjen, a është e drejtë. Vjen një moment, kur një njeri, çdonjëri prej nesh, por burrat kryesisht, ka edhe gra që kanë karakter burri, ku një njeri duhet të zgjedhë një pozicion, që nuk është as i sigurt, as politik, as popullor. Por merr këtë pozicion se është i drejtë. Edhe unë mund të bëja si shumë kolegë.” – tha Prifti si parantezë në hyrje të kaptullit të titulluar “Heronjtë e heshtur”.

Ai ceku emrat e shumë profesorëve të njohur, një pjesë e të cilëveu vranë ose zhdukën në mënyrë të paqartë ndërsa denoncoi narrativën mediatike kundër tyre. Më poshtë janë emrat e shkencëtarëve që u theksuan nga Prifti gjatë podcastit.

Shkencëtarët e vrarë

Bing Liu, vritet me armë zjarri, vrasësi gjendet i vetëvrarë në makinë pak më tej

“Ky është profesori Bing Liu. Ky dhe profesori Frank Plummer ishin të lidhur me Universitetin e Pitsburgut dhe ka një lidhje. Janë disa persona nga ky universitet që ishin pjesë e këtij email-i të të besuarve të Frank Plumer. Profesor Bing Liu, më 2 maj 2020 vritet. Profesori Bing ishte në një pikë kulminante për të bërë një raportim mbi kërkimet e tij për Covid-19. Ai i vra një ditë para se të jepte konferencën për shtyp që ishte lajmëruar, u vra me 3-4 plumba në shtëpi. Me siguri do ishte i pari që do ekspozonte projektin Defuse që  u mbajt i fshehtë për tre vjet. Ndërkohë vrasësi u gjet i vetëvrarë në makinë 2 kilometra larg nga shtëpia, pak çaste më  pas. Zyrtarisht u tha se vrasësi e qëlloi pasi kishin përplasje prej kohësh mbi një femër.”

Frank Plummer, gjendet i vrarë në hotel në Kenia

“Ky është profesori Frank Plummer. Ky ka qenë shkencëtari më i madh pas vitit 2011 i koronaviruseve në botë. Unë kisha komunikim me profesorin dhe nisa ta pyesja. Ky ishte një nga personat survejues të Wuhan-it. Ka qenë ndër shkencëtarët më të mëdhenj të AIDS-it. Pas vitit 2012 ky ishte numri një për koronaviruset. I pari që bëri hartën gjenetike të Covid-19.  Unë u futa krejt rastësisht në grupin ku profesori shpërndante informacione shkencore. Ai u gjet i vrarë në një dhomë hoteli në Nairobi të Kenias. Ata prodhuan një teori ndaj tij menjëherë pas vdekjes së tij, ku thuhet se spiunazhi biologjik kinez mori koronavirusin nga Kanadaja dhe më pas e kthyen atë në armë. Asgjë e vërtetë. Pasi ky vdiq, dy javë më vonë dy bashkëpunëtorët e tij u arrestuan pasi u akuzuan  për spiunazh. Ata u mbajtën për një vit të burgosur pa asnjë akuzë dhe u liruan.”

Andrey Botikov, mbytet në shtëpi

“Nuk e di nëse keni dëgjuar ndonjëherë për këtë njëri, Andrey Botikov. Edhe ky vinte nga universiteti i Pitsburgut. Ky është një nga prodhuesit e vaksinës Sputnik dhe pas pak muajsh e mbysin me rrip në shtëpinë e tij.”

Rashid Buttar, vdes i helmuar

“Të shkojmë te doktor Rashid Buttar. Ka qenë mjek i Pentagonit, që i trajtonte me Ivermectin pacientët dhe kishte rezultate. Një ditë të bukur shkon  i helmuar dhe e deklaron, ishin 5-6 mjekë aty, që mua më kanë helmuar me filan gjë dhe mbas pak ditësh vdiq në spital.”

Shkencëtarët e vdekur

Giuseppe De Donno, gjendet i varur në shtëpi

“Ky është një tjetër, Giuseppe De Donno. Ai sugjeroi terapinë hiperimune me plazmë dhe një ditë të bukur u tha se vari veten.”

Zhou Yusen, hidhet nga kati i dhjetë

“Ky tjetri është një shoku i tij, Zhou Yusen nga Pitsburgu. Ai bëri një vaksinë siç duhet të ishte me proteinën Spike, jo terapi gjenetike. Për të bërë këtë gjë shkon në Wuhan dhe pasi e regjistron këtë vaksinë, çuditërisht ra nga çatia, ra nga kati i dhjetë, u hodh apo u hodhën.”

Arne Burkhard, vdes pas autopsisë së fundit

“Profesori Arne Burkhard që zbuloi autopsitë e personave që vdisnin nga Covid-19, vdes pak ditë pas autopsisë së fundit.”

Luc Montangier, vdes pesë ditë pas intervistës mbi Covid

“Profesori Luc Montagnier, ishte në moshë por më i ri së Anthony Fauci. Ky vdes zyrtarisht për shkaqe natyrale një javë pasi dha intervistën e famshme në TV 5.”

Të arrestuar

Didier Raoult

“Ky është profesori Didieri i Marsejës, i cili është 73 vjeç. Akademik me një mori çmimesh të fituara, Kalorës i Urdhrit të Palmës Akademike  e i shumë çmimeve të tjera. Një shkencëtar tejet i kualifikuar që përfundon i akuzuar dhe me heqje licence dhe ishte i pari që propozoi hidroksiklorinën si terapi ndaj Covid-19.”

Charles Lieber

“Ky është profesor Charles Lieber. Ai arrestohet në prill të vitit 2020 dhe më pas vërtetohet se akuzat ndaj tij ishin të rreme. Akuza thoshte se Lieber krijoi dhe ua shiti koronavirusin kinezëve. Shikoni çfarë ushqimi propagandistik i është dhënë planetit, mashtrime të paimagjinueshme.  Përsëri në këtë shkrim Reuters nuk thotë të vërtetën, pavarësisht se është i vitit 2023.”

*Pjesën në podcast mbi mjekët, shkencëtarët e profesorët e vrarë a perskutuar e dëgjoni nga minuta 25:00 deri në minutën 47:35 

https://youtube.com/watch?v=l-SV5fDLAH8%3Ffeature%3Doembed
Share it :