Gjirokastra në këmbë me Berishën, mijëra qytetarë në shesh!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pritur në mënyrë madhështore në takimin elektoral për prezantimin e kandidatëve në Gjirokastër, për zgjedhjet e 11 majit.
Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë dhe shesh, ku mes ovacioneve dhe entuziazmit i kanë ofruar liderit të opozitës një pritje të ngrohtë dhe fantastike.
Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takime elektorale në Jug, ku e nisi në Himarë, Borsh dhe Sarandë, ku mijëra qytetarë kanë pritur në mënyrë madhështore programin e PD-ASHM.