Gjoni denoncon krimin zgjedhor në Lezhë: Rama dhe Manja po manipulojnë votën e emigrantëve përmes manualeve 184 dhe Çyrbja

Gjoni denoncon krimin zgjedhor në Lezhë: Rama dhe Manja po manipulojnë votën e emigrantëve përmes manualeve 184 dhe Çyrbja

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka ngritur alarmin lidhur me implementimin e Manualit 184 dhe Manualit Çyrbja në Qarkun Lezhë, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Ulsi Manja për përpjekjet e manipulimit të votave të emigrantëve lezhjanë në Itali.

Gjoni tha se Lezha është qarku me rrezikun më të madh në vend për këto praktika dhe se janë lënë të vetëm nga institucionet përgjegjëse, si SPAK dhe Policia e Shtetit, në përballjen me këtë krim zgjedhor.

Në një deklaratë publike, Gjoni përmendi një material filmik të publikuar në Syri Televizion, ku një emigrantë në zyrat e DHL në Itali instruktohet nga patronazhisti për të votuar për një kandidat të Partisë Socialiste në Lezhë, duke përmendur emrat e Ulsi Manjës dhe Ermal Pacajt.

Gjoni bëri thirrje urgjente për veprim nga Task Forcën e SPAK, duke kërkuar që Altin Dumani të zbarkojë në Lezhë dhe të ndërmarrë hetime të menjëhershme, duke theksuar se ky është një krim zgjedhor i rëndë që mund të ekspozohet vetëm me sekuestrimin e telefonave.

Shkrimi i plotë:

Manualet 184 dhe Çyrbja po implementohen nga Rama dhe Manja tek emigrantët lezhjanë në Itali, Dumani të zbarkojë urgjent në Lezhë!

Prej javësh kam ngritur alarmin se Lezha është qarku me rriskun më të madh në vend për implementimin e Manualit 184, por deri tani jemi lënë të vetëm nga SPAK dhe

Policia e Shtetit në përballjen me ata që Edi Rama ka vendosur ti bëjë kurban elektoral në Lezhë,Mirditë e Kurbin.

Në Syri Televizion është publikuar një material filmik që tregon se si një emigrante në zyrat e DHL në Itali instruktohet përmes telefonit nga patronazhisti për të votuar një kandidat të Partisë Socialiste në Qarkun Lezhë.

Dëgjohen që përmenden emrat e Ulsi Manjës dhe Ermal Pacajt, ndaj sot i bëj thirrje urgjentisht Task Forcës së SPAK që të vihet në lëvizje dhe Altin Dumani të zbarkojë në Lezhë, një trevë ku po tentohet të implementohet Manuali 184 dhe Manuali Çyrbja.

Jemi qartazi përballë një krimi zgjedhor të rëndë dhe mjafton vetëm sekuestrimi i telefonave për të ekspozuar krimin që po kryejnë.

I bëj thirrje Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të distancohet nga ky krim elektoral dhe kreu i këtij institucioni Ilirjan Celibashi të japë sqarime për materialin e publikuar, për zyrën e DHL dhe ti vendosë SPAK-ut në dispozicion të gjitha të dhënat.

Vota e emigrantëve është një arritje dhe nuk do lejojmë që këta kriminelë elektoralë patronazhistë mjeranë të përdhosin dhe njollosin votën e emigratëve lezhjanë, pasi emigrantët tanë janë histori dhimbje dhe kontributi.

I bëj thirrje Edi Ramës dhe Ulsi Manjës të heqin dorë nga metodat e Manualit 184 se banorët e Lezhës Mirditës e Kurbinit nuk e kanë ndërmend t’ju nënshtrohen dhe mos tentoni ti provokoni dhe ti frikësoni se do përballeni me pasoja.

U bëj thirrje emigrantëve të Qarkut Lezhë dilni masivisht të votoni se vota është e sigurtë dhe presionet se ju kontrollojnë votën janë thjeshtë kërcënime dhe vota masive është ilaç kundër manipulimit.

Këta kontrollojnë vetëm votën që kanë blerë dhe për votën e blerë do përballen me ligjin se koha e amnistisë elektorale të Manualit 184 ka përfunduar

Share it :