Grabitja e pronave në Gjipe/ Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do e gëzosh kurrë atë tokë, ajo është e këtyre banorëve dhe e manastirit

Grabitja e pronave në Gjipe/ Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do e gëzosh kurrë atë tokë, ajo është e këtyre banorëve dhe e manastirit

Nuk do e gëzosh kurrë atë tokë, ajo është e këtyre banorëve dhe e manastirit’. Me këtë paralajmërim i është drejtuar kryedmeokrati Sali Berisha, kryeministrit Edi Rama pas grabitjes së pronave në Gjipe.

Nga Hirama ku prezantoi kandidatët e PD-ASHM në Qarkun e Vlorës, Berisha tha se përmes një agjencie të krijuar nga Rama, ka vendosur si kolateral, të gjithë territorin e shtetit shqiptar, me në krye Belinda Ballukun, që sipas Berishës, shquhet për vjedhje

I them Vangjel Tavos, misioni yt… bravo, ashtu është. E meriton plotësisht neverinë tuaj. E meriton sepse erdhi vetëm misionar i qëllimeve mafioze të Edi Ramës, i cili me familjen e tij do të plaçkisë tokat e Manastirit të Skutarasë, do të plaçkisë Gjipenë, në një kohë kur familja e tyre ka pasur, sipas dëshmive, katër dhi dhe tre derra’, u shpreh kryedemokrati.

Sot në Shqipëri ka ligje të cilat janë një kopje e ligjeve të vitit 1946.

Edi Rama ka krijuar një agjenci, në të cilën ka vendosur si pronë të gjithë territorin e shtetit shqiptar.

Ka vendosur aty një zëdhënëse, një lubi tjetër, si Lubi Ballukun dhe ajo ka autoritetin të bëjë ç’të dojë me pronat e shqiptarëve kudo, në Himarë, në Vlorë, në Lurë, në Berat, kudo në Shqipëri.

Pa, kjo është e vërteta.

Kurse ne zotohemi se do të respektojmë paprekshmërinë e pronës, do të rikthejmë pronën në çdo rast që ajo ekziston.

I them Vangjel Tavos, misioni yt… bravo, ashtu është. E meriton plotësisht neverinë tuaj. E meriton sepse erdhi vetëm misionar i qëllimeve mafioze të Edi Ramës, i cili me familjen e tij do të plaçkisë tokat e Manastirit të Skutarasë, do të plaçkisë Gjipenë, në një kohë kur familja e tyre ka pasur, sipas dëshmive, katër dhi dhe tre derra.

Dhe e thotë vetë, Baba Piloja siç i thotë Edi Rama, që ne nuk kishim tokë fare, kurse tani na del me 224 mijë metra katrorë tokë dhe thotë që e kam në majë të malit, toka del buzë detit.

Edi Rama, nuk do e gëzosh kurrë atë tokë.

Toka është e këtyre banorëve, është e manastirit dhe ti nuk do ta marrësh kurrë atë.

Share it :