Mediu: Për 2 ditë eurodeputetë dhe përfaqësues konservatorë do të shfaqen krah Berishës

Mediu: Për 2 ditë eurodeputetë dhe përfaqësues konservatorë do të shfaqen krah Berishës

Presidenti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi në “Çim Peka Live” në Syri TV se opozita ka përmirësuar ndjeshëm marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai theksoi se në ditët në vijim pritet mbërritja e eurodeputetëve dhe përfaqësuesve konservatorë që do të jenë në mbështetje të zotit Berisha.

Mediu shtoi se në krah të opozitës do të jenë edhe përfaqësues britanikë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Dhoma e Lordëve. Ai kritikoi kryeministrin Rama, duke kujtuar se në kohën e Berishës Shqipërinë e vizitoi presidenti amerikan. Sipas tij, Partia Demokratike ka dorëzuar një raport me 88 raste të shkeljeve zgjedhore, ndërsa procesi i dokumentimit po vijon. Mediu përmendi edhe angazhimin e diasporës, e cila ka depozituar pranë SPAK denoncime për manipulime në regjistrimin dhe votën e emigrantëve

Mediu: Opozita jo vetëm theu perceptimin, por sot opozita në marrëdhënie ndërkombëtare po ta shikoni, përveç anës burokratike, po flas politike, në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe po them, për 2 ditë do kesh edhe eurodeputetë, dhe përfaqësues konservatorë që do jenë po ashtu në krah të zotit Berisha.
Ashtu siç do të ketë edhe britanikë, nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe nga Dhoma e Lordëve.

Rama thotë që unë kam marrëdhëniet më të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që në kohën e Berishës erdhi presidenti amerikan këtu.

Partia Demokratike dhe koalicioni, ka bërë një raport deri tani, para zgjedhjeve, me rreth 100 e ca shkelje, 88 i kemi dorëzuar herën e fundit.
Dhe vazhdojmë në mënyrë konstante t’i paraqesim me fakte, kush nën është cenuar, çfarë veprimi është bërë nga të gjithë e të tjerë.

Biles edhe sot, pati edhe përfaqësues të diasporës “Shqipëria e Lirë”, të cilët përcollën pranë SPAK ish-njerëz të interesuar për një votim normal nga diaspora, pikërisht për manipulimet gjatë regjistrimit të diasporës apo dekonspirimin e votës së diasporës.

Share it :