Perversiteti i kryeministrit nën ndikimin e kulturës Wokë, është kthyer në sistem shtetëror
Nga Ndriçim Kulla/
Këto ditë destruktiviteti njerëzor i kryeministrit të vendit theu edhe një rekord të ri psikologjik . Në mesin e fushatës elektorale e cila ka si tipar mbizotërues krizën e thellë të mungesës së programit, ai lëshoi një ulërimë çjerrëse e cila pasqyron më së miri anormalitetin e përfolur publikë të personit që drejton.
Deklarata e bërë prej tij në një nga arnat e fushatës ai ftoi fëmijët e Shqipërisë që të shikonin më shumë nudo dhe pornografi në internet.
Hapni internetin dhe me shikoni mua te bukurin shejtan”-shpërtheu subkoshienca e tij përmes një audience elektorale në bregdetin e Kavajës.
Sipas mendimit tim , së pari në cilësinë e prindit dhe ish mësimdhënësit, etika e përgjegjësisë gazetareske duhej që ta ndalonte për tu transmetuar këtë mesazh heretik të shthurur nga goja e kryeministrit.
Po, po, duhej ta kishin ndaluar me kurajo. Këtë do ta kishte bërë çdo transmetues apo gazetar perëndimorë, sepse për skandale të tilla funksionon automatikisht ndërgjegjja etike.
Edhe personazhi më pervers do kishte qenë i rezervuar që një dëshirë të tillë ta ruante me kujdes brenda qenies së tij, duke u masturbuar me vetveten, dhe do kishte qënë i frenuar që këtë tua përcillte votueseve në fushatë elektorale.
Ku është këtu kryeministri, mësuesi, edukatori,politikani dhe sociologu i fëmijëve tanë, ku si drejtuesi i qeverisë e kishte të detyrueshme që ti shprehte të gjitha këto cilësi në sjelljen e përditshme publike?!
Shoqëria që nuk refuzon perversitetin, shoqëria që pranon nëpërkëmbjen, shoqëria që pranon imoralitetin njerëzor i ka hapur rrugë shkatërrimit të vetvetes. E them këtë edhe sepse perversiteti jo vetëm është rritur por nën trysninë e kulturës Wokë që po zhvillon kryeministri, është kthyer në nivelin e një sistemi shtetëror. Ligjërimi i tij në valën e fushatës elektorale para nxënësve dhe fëmijëve të shkollave, natyrisht që është një marrëzi, ku efekti i pare grryes që ai shkakton tek bota delikate dhe fluide e një adoleshenti është trullosja. Trullosja dhe ç’vlerësimi që mund ti bëjë fëmija apo nxënësi, ende i pa formuar me parime të qëndrueshme morale, pedagogjike dhe psikologjike , këshillave dhe edukimit familjar dhe shkollor që i kanë bërë prindërit dhe mësuesit e tyre.
Kur kryeministri i vendit po ç’vleftëson gjithçka, madje edhe edukimin e fëmijëve a ka zot që ta më kthej më besimin tek institucionet aktuale arsimore shtetërore?
Para disa kohësh kreu i regjimit paralajmëroi publikun se do mbyllte Tik Tokun, me gjoja për shkak të gjuhës së pa hijshme të përdorur në të dhe në fakt e mbylli. Mbylli, jo platformën më të mirë sociale të cilit publiku shqiptar i ishte vërsulur me uri për ta shfrytëzuar atë për informacion, opinione apo shërbime të tjera që lidhen me profesione të shumta. Por Tik Tokun modest,i cili në kushtet e bunkerizimit të plotë nga pushteti të fjalës së lire, ishte e vetmja platforme e pavarur që dora e censurës së pushtetit, e kishte të pamundur që të zgjaste gërshërët për të krasitur vërtetësinë e opinioneve që binin ndesh me interesat e pushtetit.
Në një kohë që pushteti duhej të kishte programuar apo te ishte në vazhdimin e një beteje të madhe për të mbrojtur fëmijët nga efektet anësore të revolucionit teknologjik dhe digjital, kryeministri arrogant dhe narcist provokon me këshillat e tij antiprindërore të një perversioni ekstrem videopornografinë dhe lakuriqësinë e trupit të njeriut.
Duket edhe një herë qartë, fare qartë, sa më ska ku të shkoj , se bota e tij e dhunës dhe e errët, që fshihet nën fiksimet për tu takuar me Papa Bergoglion, siç ndodhi një dekadë më parë për të bërë fotografi apo për të bekuar djalin e tij të vogël Zahon ,apo për tiu referuar shpesh Biblës, Dhiatës së vjetër apo Kuranit , nuk kanë asnjë lidhje me raportin e tij që ai pretendon se ka me zotin dhe vlerat e mëdha njerëzore qe ruan besimi tek zoti.
Janë probleme të thella, që pse të mos e themi troç lidhen me patologjinë e tij të dëshmuar edhe nga një kartelë psikike. Këto janë shpërthime që pickojnë gjithmonë këtë qenie nervoze dhe të pa kënaqur as një çast nga jeta, të cilat provokohen për shkaqe të thella të traumave të mëdha psikike që e shoqërojnë jetën e tij të përditshme.
Ajo që deklaroi kryeministri pardje, është ajo çfarë ndodh sot me qeverisjen në Shqipëri. Dhe një prej atyre fenomeneve shkatërruese që po ndodh është fenomeni i çedukimit i cili nuk është thjesht shkatërrimi i tij, por edhe diçka më e keqe dhe më e tmerrshme se shkatërrimi, zëvendësimi i edukimit me një mënyrë tjetër, i cili në filozofinë e tij shpreh një model tjetër edukimi të keq ; shthurjen, anarkinë dhe orgjinë.
Një model i filozofisë së një sekti i ngritur në qeverisje të cilin kryeministri kërkon që ta imponoj hapur në vitet e ardhshme të qeverisjes që po lakmon.
Përball fakteve të tilla të cilat as që duhet të jenë më referencë për tu debatuar, shoqëria dhe sidomos profesionistët duhej që të ishin hedhur në një sulm të vërtet agresiv për të mbrojtur vlerat e ngritura për modele të shthurura historike të edukimit.
Rama ka zëvendësuar një sistem arsimor të shthurur dhe duke zhbërë institucionet e demokracisë për 12 vjet me radhë, që duhej të ishin në mbrojtje të këtyre vlerave, vazhdon shkatërrimin e edukimit.
Lehtësia e pa përballueshme e destruktivitetit njerëzor të kryeministrit është një kambanë alarmuese se aktualisht në këtë vend çdo problem po bëhet më shqetësues se tjetri.
Nuk bëhet fjalë për të dhënë një recetë, por për një refleksion të thellë mbi metodën e edukimit, ku protagoniste kryesor duhet të bëhet pedagogjia e shkollës. Në sintezë, mund të themi se ky model është një orvatje pedagogjike për të zëvendësuar shthurjen globaliste që ofron kryeministri me edukimin e vërtetë.
Edukimi vërtet mungon. Fëmijët kanë nevojë për një pedagogji që është në zhvillim e cila të pasqyroj dinamikat e zhvillimit të jetës.
Problemi më i madh është teknologjia digjitale. Dhe ka sot një antivirus që ti përballojë efektet anësore të teknologjinë digjitale. Edukimi arsimor, edukimi familjar, edukimi shoqëror dhe edukimi evropian. Forcimi i tyre duhet rivlerësuar dhe kjo duhet pasqyruar me emergjencë në programin e ri të Partisë Demokratike. Njerëzit janë shumë të shqetësuar për këtë.