SKANDALI I MADH/ Tërmet Peçi ‘futi duart’ te fondet IPARD, 750 mijë euro për thertore
18 milionë euro të marra drejtëpërsëdrejti, nga tenderat dhe fondet publike nëpërmjet kompanisë NG STRUCTURES dhe 66 milionë euro të tjera, ku kjo kompani ka pjesën takuese. Nëse për SPAK është bezdisëse fakti që burri i firmos tendera gruas, mund të veproj, në të kundërt mund të duartorkasë aktivitetin ‘publiçitar’. Por jo vetëm kaq, në vijim do t’ju tregojmë se tenderat nuk kanë qenë aktiviteti i vetëm ku Tërmet Peçi apo drejtori i tij ka shkëlqyer. Fondet e bujqësisë, tashmë të bllokuara nga BE kanë qenë të lakmuara nga Tërmeti, ku bashkë me abuzimin me fondet, i janë bashkangjitur edhe abuzimi me mijra metra katrorë toke shtetërore që u janë dhënë familjarëve apo njerëzve të lidhur me ta.
Në datën 10.01.2019, shtetasi Gjolek Shehu themeloi kompaninë IUMENTIS shpk. Menjëherë pas themelimit, kjo kompani lidh një kontratë qiraje për një pronë publike me Bashkinë Tepelenë. Ky veprim u bë me propozimin e Tërmet Peçit, kryebashkiakut të Tepelenës.
Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tepelenës, datë 25.01.2019, lidhja e kontratës noteriale “Kontratë Qiraje” është miratuar, dhe kjo kontratë mban firmën e Lorenc Bamit, personazhi kryesor i këtij investigimi që duket se lëviz milionat e siguruara për Tërmetin e premtuar nga kryebashkiaku Peçi.
Për më tepër, brenda 5 ditësh nga lidhja e kontratës, Tërmet Peçi dhe Lorenc Bami miratojnë lejen e ndërtimit për ndërtimin e një Thertoreje Rajonale nga kompania IUMENTIS. Ky fakt është audituar nga KLSH (Kontrolli i Lartë i Shtetit) dhe është dokumentuar në një raport zyrtar.
Në mars të vitit 2019, kompania IUMENTIS lidh një kontratë me subjektin NG STRUCTURES, kompani e drejtuar nga gruaja e Lorenc Bamit. Ky subjekt lëshon një faturë prej 140.000 eurosh për projektimin e Thertores Rajonale, një shërbim që kompania e Lorenc Bamit e realizon për llogari të IUMENTIS. Kjo fature është zbuluar nga postimet e Aleksandra Bamit në rrjetet sociale, ku ajo publikoi foto të projektit dhe emrin e kompanisë.
Në tetor të vitit 2019, kompania IUMENTIS aplikon dhe miratohet për një fond prej 758.000 eurosh nga fondet IPARD. Ky fond u miratua për ndihmën e zhvillimit të Thertores Rajonale në Tepelenë, një proces që ka tërhequr vëmendjen për përfitimin e fondeve publike në mënyrë të dyshimtë. Madje dyshimet u ngriten edhe me shume gjate inspektimit nga vetë kryeministri EdI Rama, i cili teksa pyet Frida Krifcën dhe Tërmet Peçin se kush e përfitoi këtë investim, dy zyrtarët pasi ngecin, në përgjigje, shprehen se pronari nuk është këtu për momentin.
Në vitin 2021 kjo kompani dhe pse tashme ishte në aktivitet të plotë kishte vetëm 4 të punësuar. Gjolek Shehu Administrator, Myrto Tafilaj Veteriner, Aldo Shehu Shef sektori dhe Julian Çela Ekonomist. Sigurisht si në çdo kompani ekonomisti është një njeri i aftë dhe i besuar i pronarit por në këtë rast situate është pak më ndryshe. Meqënësë Lorenc Bami përveç se u kujdes që Gjolek Shehu te lidhte një kontratë qeraje me Bashkinë Tepelene, brenda 2 javëve nga themelimi I kompanisë, u kujdes dhe ti miratonte në kohë record lejen e ndërtimit. Madje në një kohë record, u kujdes që ti jepte edhe djalin e dajës së tij, shtetasin Julian Çela si ekonomist, që tja mbante mire llogarite pasi në Tepelenë mungojnë të tillë.
Në shkurt të vitit 2024 me propozimin e Tërmet Peçit, mbi relacionin e Lorenc Bamit, Këshilli Bashkiak Tepelenë miraton një tjetër kontratë për dhënie me qera të disa pronave të tjera publike për shoqërinë IUMENTIS. Por lidhja mes tyre nuk mbetet thjeshte te miratimi i lejeve, pronave dhe projektet në Bashkinë Tepelenë. Pas largimit si aksionere nga shoqëria NG STRUCTURES, Aleksandra Bami themelon një tjetër kompani. Artreum Generation themelohet në ditën kur shiti aksionet e tjera, në 01.05.2019, me ortak themelues Mateo Shehu i biri I Gjolek Shehu pronarit të IUMENTIS dhe Aleksandra Bami. Secili zotëron në kompani 50% të aksioneve. Administrator fillimisht do të jetë Aleksandra Bami dhe Aldo Shehu.
Në shkurt të vitit 2020, kompania regjistron një adresë dytësore në vendin ku po ndërtohej Thertora Rajonale IUMENTIS, në rrugën Nacionale Tepelenë – Vlorë, pranë urës së Bënçës, një fakt që e lidh drejtpërdrejt me kompaninë IUMENTIS. Pra me pak fjale Lorenc Bami së bashku me Tërmet Peçin i japin kësaj kompanie tokë shtetërore më qëra, për 5 ditë i miratojnë lejë ndërtimi më pas e ndihmojnë të përfitojë 760.000 euro fonde nga AZHBR dhe në fund themelojnë kompani për të bërë ndërtimin e thertores.
Në vitin 2021, kompania IUMENTIS shënon një tjetër adresë dytësore në Memaliaj, duke fituar nënkontraktimin për një tender për ndërtimin e ujësjellësit rajonal për fshatrat Vasjar, Iliras, Qesarat, dhe Ane Vjosë. Kjo adresë hapet pasi siç është denoncuar dhe më parë nga Albana Voksi kompania ka marrë nënkontraktimin e tenderit për Ujësjellësin Memaliaj.
Në datën 1 shtator 2022, Aleksandra Bami dhe Mateo Shehu kanë shitur 100% të aksioneve të kompanisë IUMENTIS te Lorenc Bami për një vlerë prej 1000 eurosh, megjithëse kompania ishte fitimprurëse. Ky veprim ka ngjallur dyshime të forta, pasi është e papranueshme që një kompani me pasuri dhe aktivitete fitimprurëse të shitet për një shumë kaq të ulët. Pas këtij veprimi, drejtori i Tërmet Peçit, ka vendosur të mos fshihet më pas gruas dhe miqve të tij, duke emëruar si administrator të kompanisë kushëririn e tij,ekonomistin e kompanisë IUMENTIS shtetasin Julian Çela. Tashmë Lorenc Bami drejton jo vetëm drejtorinë kryesore të bashkisë Tepelenë por i del koha për të drejtuar dhe një super biznes.