SPAK të ndërhyjë/ Këlliçi: Taulant EnchroChat-i kërkon të patronazhojë diasporën
Drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, Belind Këllici ka akuzuar Taulant Ballën se po tenton të patronazhojë diasporën dhe të ndërhyjë në procesin e regjistrimit të votuesve.
Në një status të ndarë në Facebook, Këlliçi shkruan se Balla ka shfaqur një ‘paturpësi’ duke ndërhyrë në regjistrimin e votuesve nga diaspora dhe duke pretenduar të orientojë procesin e dërgimit të zarfeve me DHL.
Këlliçi thekson se votimi nga diaspora është i rregullt tashmë me ligj dhe se udhëzimet e KQZ janë të mjaftueshme për të orientuar çdo votues.
Ai bëri thirrje për ndërhyrjen e Task-Forcës së SPAK-ut për të vepruar menjëherë ndaj kësaj situate, duke e cilësuar si një batërdi zgjedhore.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
Taulant EnchroChat-i kërkon të patronazhojë diasporën.
Me paturpësi, Taulant Balla jo vetëm që ndërhyn në procesin e regjistrimit të votuesve nga diaspora por pretendon edhe të orientojë procesin e dërgimit të zarfave me DHL.
Votimi nga diaspora është i rregulluar tashmë me ligj. Udhëzimet e KQZ janë të mjaftueshme për të orientuar çdo votues nga diaspora, në çdo hap të procedurës.
I bëj thirrje Taks-Forcës së SPAK-ut, të veprojë menjëherë ndaj kësaj batërdie zgjedhore.