Zegjineja e Roskovecit denoncohet për shkelje të ligjit të zgjedhjeve
Me fuqinë që u jep pushteti prej 12 vitesh, socialistët e kanë të vështirë të bëjnë dallimin mes zyrës elektorale dhe institucioneve shtetërore. Kandidatja e PS për Roskovecin, Zegjine Çaushi, është kapur mat duke bërë fushatë brenda një shkolle publike, sikur të ishte salla e partisë.
“Qëndresa Qytetare” ka dorëzuar kallëzim në KQZ, bashkë me fotot që e tregojnë Çaushin duke përdorur klasat e shkollës për vota, jo për mësim
Por s’mbetet pas as ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili – gjithmonë sipas “Qëndresës” – përdorte për transport të materialeve zgjedhore makinën zyrtare të ministrisë.
Shteti për këtë muaj dihet se është në shërbim të fushatës dhe për PS-në kjo nuk është shkelje, por thjesht “shërbim publik”. Mbetet për t’u parë nëse Ilirjan Celibashi do të mund të bëjë diçka për ta frenuar këtë fenomen.