Angelika Lang, Ombudsman nga Suedia: Ju lutem votoni dhe votoni për demokratët
Në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, në Kavajë ku prezantoi kandidatët morën pjesë edhe figura të njohura botërore ne botën e politikës. Ndër to ishte edhe Angelika Lang, Ombudsman nga Suedia.
Lang u shpreh se politika është shumë e rëndësishmë, sepse prek çdo cep të jetës së përditshme dhe i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë demokratët.
Angelika Lang, Ombudsman in Stockholm
“Të dashur shqiptar, sa shumë që jeni, përshëndetje! Unë quhem Angelika Lang nga Suedia dhe jam këtu në emër të kristian-demokratëve të Suedisë. Politika është shumë e rëndësishme, sepse prek çdo cep të jetës sonë të përditshme.
Mënyra sesi flasin udhëheqësit dhe sesi veprojnë ka shumë rëndësi, fjalët, veprimet e tyre, prekin dhe ndikojnë tek e gjithë shoqëria, prandaj është me shumë rëndësi që të zgjidhni me mençuri liderët tuaj.
Jam shumë krenare që jam këtu me demokratët e Shqipërisë dhe shpresoj që edhe ju do të bëni të njetjën gjë në datën e zgjedhjeve pas dy javësh. Ju lutem votoni dhe votoni për demokratët!”