Berisha: Nga Borshi në Gjorm, të gjithë e dinin se Rama ka vjedhur pronat! Dosja mbahet në sirtar nga Sadushi

Berisha: Nga Borshi në Gjorm, të gjithë e dinin se Rama ka vjedhur pronat! Dosja mbahet në sirtar nga Sadushi

Kryetrai i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, nga Borshi në Gjorm, të gjithë e dinin se Rama ka vjedhur pronat!” Ai tha se, dosja ka tre vjet që mbahet në sirtar nga Sadushi,

“A e dëgjove ti?

Ata e dinin shumë mirë që familja Koleka kanë pasur gjithsej vetëm tre derra dhe pesë dhi.

E kanë me dokumente.

Ka shkruar Spiro Koleka që nuk kanë pasur asnjë tokë.

Ku e gjetën tokën këta?

Asnjë, gjithçka është tokë e manastirit dhe tokë publike, e marrë me dokumente të falsifikuara.

Do shihen gjërat.

Dosja ka tre vjet që mbahet në sirtar nga Sadushi. Nuk e nxjerr dot.

Po dosja do dalë se nuk vidhet aty.

Ata e dinin të gjithë që është vjedhje. Nga Borshi gjer në Gjorm, e kishin shumë të qartë se është vjedhje.

Lideri i opozitës deklaroi gjatë konferencës për shtyp duke folur për ndarjen nga jeta të Papa Frannçeskut se, “vijoj fushatën duke respektuar plotësisht rregullat e zisë”.

“Dmth, tha Berisha, përcaktohen nuk do të ketë muzikë dhe natyrisht do të nderohet kujtimi i shenjtërisë së tij Papa Françeskut, në çdo takim me 1 minutë heshtje”, tha Berisha.

Share it :