Berisha për Vrenozin: Eshtë stari i kësaj fushate, përfaqëson qytetarin me hallet e tij, por që nuk shitet!
Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë konferencës së tij për shtyp, komentoi edhe qëndrimin e demokratit korçar Ilir Vrenozi. Berisha tha se, ai është stari i kësaj fushate sepse Vrenozi përfaqëson qytetarin me hallet e tij, por që nuk shitet.
“Janë dy gjëra të pakrahasueshme.
Basha u vu në funksion njëlloj si brava me çelësin, kurse Ilir Vrenozi ishte epik.
Ai zhvilloi një betejë si Davidi me Golian.
E kllaposi Ramën. E dërrmoi.
Mos e pyet.
Nuk ka marrë kush përgjigje publike më të trishtë, po të them të vërtetën më poshtëruese.
Se shkon me atë mentalitetin anadollak se do e blej atë. Kur kam blerë ata, do e blej edhe këtë unë.
Ai dha një përgjigje…. po kujt t’i japësh se duhet të kesh turp që të turpërohesh. Ky nuk ka turp.
Megjithatë Vrenozi është stari i kësaj fushate sepse Vrenozi përfaqëson qytetarin me hallet e tij, por që nuk shitet.
Imagjino ti se çfarë oferte do i bënte Rama atij sikur t’i shkonte në podcastin e tij.
Kështu që Vrenozi është stari i kësaj fushate.
E përgëzova në Korçë, e përgëzoj prapë. Por Ramën e poshtëroj, për aq sa e ndjen Rama poshtërimin”, tha Berisha.