Rama nuk ka ofertë”, Këlliçi: Opozita e ka mundësinë për të bërë ndryshimin
Demokrati Belind Këlliçi thekson se Kryeministri Edi Rama vijon të mos ketë një ofertë apo program konkret për qytetarët.
I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Këlliçi thekson se Rama nuk del të flasë për çështje të rëndësishme para qytetarëve, teksa shton se Partia Demokratike ka shpalosur një program, i cili është i prekshëm dhe trajton problemet kryesore të qytetarëve.
Blendi Fevziu: Si po shkon fushata?
Belind Këlliçi: Shkëlqyeshëm! Shkëlqyeshëm në raport me interesin e madh të qytetarëtve për programin e PD.
Blendi Fevziu: Pse po me duket mua kjo Belind fushata më e shëmtuar?
Belind Këlliçi: Në çfarë aspekti?
Blendi Fevziu: Nuk ka asgjë thelbësore në diskutime. Nuk ka temë fushate. Rama ka hedhur një temë që shkon pas 5 vitesh.
Belind Këlliçi: Rama vijon të mos ketë ofertë, nuk ka program dhe diçka konkrete për t’ju ofruar qëtetarëve. Nuk del të flasë për çështje të rëndësishme. PD pa diskutim vijon që fokusin ta ketë tek qytetarët, programi dhe oferta që jep. Kjo është paketa e dhembshurisë me pikat që do të përmbushen brenda 100 ditëshit të parë. Prek minimumin jetik, prek zonat periferike të Tiranës dhe zonat rurale dhe me mijëra qytetarë në Tiranë. Ta garantoj që ka pafund qytetarë që e mirëpresin.
Demokrati, Këlliçi foli edhe lidhur me qytetet ku sipas tij fushata ka ecur më mirë.
Blendi Fevziu: Kush janë qytetet sipas jush që fushata është duke ecur më mirë?
Belind Këlliçi: Po të shohësh edhe organizimet masive, hapje fushate apo aktivitete elektorale si ato që kemi parë në Korçë ka qenë e jashtëzakonshme, Fieri ditën e djeshme. Sot keni parë Gjirokastrën, Sarandën që ka qenë shumë mirë, Elbasani, Durrësi, Lezha, Kukësi ka qenë të jashtëzkonshme. Në Tiranë në njësinë numër 5 mund të jetë bërë takimi më i mirë që është zhvilluar ndonjëherë. Ajo që është ndryshe është që të gjithë kandidatët i ke në terren duke folur me qytetarët për problematika të ndryshme.
Blendi Fevziu: Në fakt defekti kryesor që po vihet re nga shtypi është që lista e mbyllur e PD nuk ekziston, unë nuk e shoh askund.
Belind Këlliçi: Para se të vija këtu kam qenë të paktën se jemi 6 koordinatorë që drejtojmë fushatën në Tiranë. Me zotin Paloka isha në terren në Laprakë, Klevis Balliu në Unazë me qytetarët, Albana Vokshi në Vorë dhe çdo ditë jemi në takim me qytetarët.
Lidhur me risitë për fushatën, Këlliçi ka hedhur poshtë atë që PD nuk ka sjellë risi, ndërsa për partitë e reja tha se hyjnë në zgjedhje për të marrë një mandat.
Blendi Fevziu: Duket se Rama është në stilin e tij, por është i garantuar në shifrat e veta të cilat nuk e kanmë tradhtuar në tre palë zgjedhje, ndërkohë partitë e reja po bëjnë një fushtë më novatore. PD spo duket se ka ndonjë risi.
Belind Këlliçi: Unë nuk e di ku bëhet diferenca e partive të vogla. Nga ana tjetëqr PD kandidatët e saj janë në po të njëjtin intensitet, në po të njëjtën axhendë dhe mos të harrojmë që PD në raport me partitët e vogla ja ka dhënë mundësinë të gjithë partive të vogla për tu rreshtuar në një front kundër qeverisë dhe kush ka dëshiruar ka ardhur. Këtu jemi për të folur për të vetmin koalicion që ka mundësinë dhe do të fitojë zgjedhjet e 11 Majit që është Koalicioni për Shqipërinë Madhështore, partitë e tjera që hyjnë për të marrë një mandat është çështje tjetër.
Ndër të tjera Këllici shtoi se sondazhet tregojnë që mazhoranca nuk e ka mbështjetjen që pretendon, teksa shtoi se kampi opozitar e ka të gjithë mundësinë për ta bërë ndryshimin në 11 Maj.
“Kampi opozitar e ka mundësinë për ta bërë ndryshimin në 11 Maj dhe do ta bëjë ndryshimin dhe për këtë shërben programi që kemi ofruar, i cili është me këmbë në tokë, i prekshëm, me premtime reale, dhe fokuson problemet e qytetarëve, çmimin e karburantit, rroga, pensione dhe probleme të qytetarëve”, tha Këlliçi.