Rilindjes nuk i mjafton vqrfërim dhe shpopullimi, por sulmon dhe me fyerje/ Haxhiu: Ka ardhur koha që shqiptarët të jetojnë me dinjitet
Deklarata e Zv. Sekretares së Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Znj. Brunilda Haxhiu
Te nderuar qytetare !
Rilindjes nuk i mjafton qe e ka sulmuar familjen financiarisht duke e varferuar ate, por tashme po e sulmon edhe me propaganden e saj politike ne cdo fjalim. Eshte nje perpjekje e tyre e deshtuar per te marre vemendje. Rilindja po merr vetem urrejtjen e familjareve.
Nuk ka prind qe nuk eshte indinjuar nga fjalet e turpshme te thene para femijeve. Nuk ka prind qe nuk solidarizohet me femijet me probleme te spektrit te autizmit dhe me familjet e tyre. Dhe autizmi nuk mund te perdoret per te shigjetuar ata burra qe nuk te votojne Rilindjen. Nuk ka me te paafte, nuk ka me cyryke sesa nje bande qeverisese qe kerkon ta mbaje pushtetin me dhune, se e dine qe me vote nuk e marrin kurre. Asnje premtim nuk kane mbajtur, prandaj nuk mund te prezantojne asnje program .
Perse kercen Rilindja? Per varferine e madhe qe e ka zhytur Shqiperine? Per shpopullimin masiv qe vazhdon dhe zbraz qytete dhe fshatra anembane? Per falimentin e bizneseve te vogla qe nuk shlyejne dot detyrimet? Per pensionistet qe nuk blejne dot ilacet? Per te semuret qe nuk marrin sherbim ne spitale? Per femijet me autizem qe nuk marrin asnje ndihme nga shteti dhe kalojne ne drama familjare ngaqe jane te pambeshtetur? Per te verbrit qe nuk e kane marre ende bonusin e tyre? Perse ben tallava kjo qeveri dhe nuk perballet ne debat me askend?
Sepse eshte e deshtuar dhe nuk ka asgje per te thene.
Shqiptaret kane hequr mbi kurrizin e tyre 12 vjet keqqeverisje , jo se i kane votuar, por sepse jane manipuluar. Por tashme opozita eshte me e bashkuar se kurre. Vota juaj eshte e mbrojtur dhe ka vlere. Asnje vote nuk humbet, por shkon ne aleancen e Fitores. Cdo vote e juaja shkon per Shqiperine Madheshtore.
Programi yne e mbeshtet direkt familjen me pagesa me te larta, me program strehimi dhe rritje pensionesh. Sepse ne besojme fort ne vlerat e familjes. Ne mbeshtesim bizneset e reja , bizneset e emigranteve dhe grate sipermarrese. Brenda 100 diteve te para vendosim minimumin jetik 200 euro, qe vlen per studentet, pensionistet dhe cdo shqiptar ne nevoje. Rimekembim arsmin dhe shendetesine duke i buxhetuar dhe investuar ne kapitalin njerezor. Ilacet do te jene cilesore dhe nuk do te jete nevoja te na i dergojne familjaret nga vendet e tjera te Europes. Nje plan i qarte mbeshtetje per Personat me Aftesi te Kufizuara. Ulje te te gjitha taksave per biznesin duke i dhene frymemarrje ekonomise.
Kjo eshte Aleanca Per Shqiperine Madheshtore qe ju ftojme ta votoni masivisht ne 11 maj. Eshte koha qe shqiptaret te jetojne me dinjitet.
Faleminderit!