Gjuha vulg@re e kryeministrit Rama në fushatë/ E kaluar në heshtje nga shoqatat për të Drejtat e Njeriut dhe Fëmijëve
Jemi në kulmin e fushatës elektrorale, ndoshta më e nxehta që nga viti 2013, kur Partia Demokratike dorëzoi pushtetin dhe gjuha e përdorur nga dy liderat kryesorë, Berisha dhe Rama, duket diametralisht e kundërt.
Ndërsa nga një anë Berisha, dukshëm i ndikuar nga amerikanët, po shpalos programin dhe shifrat, Rama nga ana tjetër, e ka kthyer fushatën e tij në një manifestim bullizmi dhe dhune verbale, duke sulmuar këdo që i del përpara.
Ndërsa frazat fyese të kryeministrit i drejtoheshin kundërshtarit politik, ai nuk i ka lënë gjë mangur as të tijve gjatë turit elektoral nëpër Shqipëri.
Fushatës së Ramës, kësaj radhe i janë bashkuar edhe shumë minorenë, nxënës shkollash të cilët të organizuar kanë marrë pjesë në takimet e tij politike
Pavarësisht kritikave që mori nga disa organizata të guximshme, mes morisë së atyre që preferuan heshtjen përballë shkeljes së ligjit kryeministri e përsëriti përfshirjen e minorenëve në fushatë edhe në Elbasan, ku dhjetra nxënës të shkollave të mesme iu bashkuan mitingut të tij.
Por nuk ishte kjo më e keqja e këtyre takimeve. Në Spille, Rama kapërceu ccdo vijë të kuqe në një komunikim skandaloz përballë 15-16 vjeccarëve të pranishëm.
I njëjti Ramë që na kishte thënë se nuk ka hajdut dy metra, sot na tregoi se paska patur Shqipëria një nudist zdap 2 metrosh. Se ccfarë interesi patën fëmijët nga kjo histori, vetëm Pandi mund ta ketë kuptuar. Por le të vazhdojmë, sepse tani është radha e burrave.
Imagjinoni që gjithë ky lumë fyerjesh për meshkujt, i është adresuar atyre që për një arsye ose për një tjetër, kanë vendosur të votojnë për partitë opozitare.
Por të gjitha sa dëgjuam deri tani, me sa duket ishin vetëm fillimi. Sepse fyerja publike që i bëri personave të prekur nga spektri autik, kaloi ccdo limit të një komunikimi njerëzor..
Të kesh një fëmijë autik, është një sfidë… Një luftë me të cilën duhet të përballesh ccdo ditë… Dhe imagjino që një moment, sapo hap televizorin dhe sheh kryeministrin tënd të të bullizojë fëmijën.
Qe do të thotë se ajo frazë është në përditshmërinë e zotit Rama…
A mund të themi se kjo falje pak orë pas fjalisë fyese për autikët, ishte thjesht një gjest hipokrit???
Po ne si duhet të reagojmë pas kësaj?