Kandidat për deputet në Durrës/ Ndoja: PD është partia e mendimit të lirë
ftuar në një intervistë për Syri TV, me moderatore Armela Ferko, kandidati i PD për qarkun e Durrësit Arian Ndoja, foli në lidhje fushatën zgjedhore dhe situatën në këtë fushatë zgjedhore.
Ndoja u shpreh se është hera e parë që unë marr pjesë në fushatë dhe PD është partia e mendimit të lirë.
Është hera e parë që unë marr pjesë në një fushatë elektorale. Ta ndjesh nga afër është tjetër emocion. Në fillim të fushatës kisha ndrojtjen që takimet do krijohen më me vështirësi, njerëzit kanë shumë pyetje dhe janë shumë skeptik. Kjo faza ka kaluar dhe duan më shumë detaje për programin e PD-së. Më përpara ishim ne që kërkonim takimet dhe tani janë të gjithë që kërkojnë takimet. Është një takim që vjen nga struktura që është baza dhe në jemi në listën e hapur. Partia që është motor i fushatës dhe nën siglën e cilës ne kemi veshur fanellën dhe po kandidojmë ka pjesën më të madhe të punës dhe elektoratin e qëndrueshëm. PD është partia e mendimit të lirë.
Me listën e hapur synohet që mos të lihet asnjë cep i territorit pa u takuar me elektoratin. Kjo gjë sjell maksimalizimin e votës. Edhe kandidatët vetë duhet ta kuptojnë, që kur unë bëj thirrje ‘mos votoni Arianin, pa votuar partinë’. Njerëzit po votojnë programin dhe pjesa tjetër po ndalen vetëm tek kandidatët. Njerëzit duke e kthyer në një garë personale dhe duke harruar që përfaqësojnë një fanellë, tani kanë krijuar pakënaqësi edhe mes vetes. Durrësi këtë gjë e ka siperuar.” – tha Ndoja.