Mary Ponte: Ashtu siç luftojmë për Venezuelën, të luftojmë edhe për Shqipërinë dhe për çdo vend që përballet me regjime të ngjashme

Mary Ponte: Ashtu siç luftojmë për Venezuelën, të luftojmë edhe për Shqipërinë dhe për çdo vend që përballet me regjime të ngjashme
Fjala e politikanes nga Venezuela, Mary Ponte

Së pari, dua të falënderoj organizatorët dhe të gjithë ju këtu në Shqipëri që më ftuat për të ndarë përvojën time.
Unë jam nga Venezuela dhe aktualisht jetoj në mërgim, në ekzil në Spanjë.
Dua të flas për lirinë. Në Venezuelë kemi tashmë 26 vjet nën një regjim që erdhi në pushtet përmes votës, por që nga viti 1999 e deri më sot ka manipuluar zgjedhjet për të qëndruar në pushtet.
Gjatë këtyre 26 viteve, ky regjim ka shkatërruar vendin, ekonominë, institucionet; ka rritur korrupsionin, pasigurinë, trafikimin e drogës dhe ka përndjekur drejtuesit e opozitës.
Për këtë arsye, shumë prej nesh jemi larguar nga vendi, jo vetëm drejtuesit e opozitës, por edhe qytetarët e thjeshtë. Sot, jemi gati 9 milionë venezuelanë të shpërndarë në të gjithë botën.
Ata janë bërë ekspertë në krijimin e frikës tek popullata: i detyrojnë njerëzit të mendojnë dhe të votojnë sipas dëshirës së tyre, duke i kërcënuar se do përfundojnë në burg edhe për një postim në rrjetet sociale.
Frika është e përhapur thellë mes venezuelanëve.
Prandaj dua të flas për lirinë.
Si gra, barazia është shumë e rëndësishme për ne. Kemi punuar ndër vite për të fituar shanse të barabarta.
Si politikane nga Venezuela, mund të them se duhet t’i japim rëndësinë e duhur lirisë në çdo aspekt. Lirisë së individit, para së gjithash.
Pa liri, nuk mund të ketë barazi, solidaritet, drejtësi apo asnjë vlerë tjetër thelbësore për jetën.
Fuqizimi i vërtetë nuk vjen nga kontrolli i shtetit apo nga imponimi, por nga një shoqëri e hapur, ku çdo grua ka mundësinë, përmes përpjekjeve të saj, të arrijë potencialin e saj të plotë.
Kjo mund të arrihet vetëm nëse ke lirinë të zgjedhësh atë që dëshiron të bësh.
Gratë nuk kanë nevojë për bamirësi; gratë kanë nevojë për lirinë për të konkurruar.
Unë jam sot këtu për t’ju ftuar të luftoni për lirinë tuaj, të punoni për të dhe të mos dorëzoheni kurrë.
Ne në Venezuelë kemi 26 vite që e bëjmë këtë luftë dhe vazhdojmë të qëndrojmë.
Ashtu siç luftojmë për Venezuelën, duhet të luftojmë edhe për Shqipërinë, dhe për çdo vend tjetër që përballet me regjime të ngjashme.
Ne, si gra, mund të tregojmë se si luftohet për të drejtat tona dhe për drejtësinë.

Share it :