Afera Rama-McGonigal, në tryezën e kryeprokurorit të ri të Trump, pritet vendimi

Afera Rama-McGonigal, në tryezën e kryeprokurorit të ri të Trump, pritet vendimi

Rama nuk do të mund të shpëtojë nga ai që mund të konsiderohet si skandali i shekullit në marëdhëiet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë që është dosja e korruptimit të një prej dy zyrtarëve më të lartë të FBI, Charles McGonigal nga Rama.

Dosja është riaktivizuar për hetime sipas Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, Enri Ceno. Ai shprehet në një postim në facebook

“Spak paska nisur hetimet për kontratën e lobimit të PD-së brenda ditës. Ata nuk hetuan dosjen McGonigal. Aaa meqë ra llafi, kryeprokurori i ri në detyrë i Washington DC (Maga guy) ka dy dosje ne tavolinë që po i ndjek me shumë kujdes, dosjen McGonigal dhe atë të Jack Smith, hetime që do sjellin zhvillime pozitive si për PDSH-në edhe për PDK-në. Përshëndetje nga Budapesti e shihemi në Valencia”, shkruan Ceno.

Rama ka menduar se ja ka hedhur këtij skandali falë lidhjeve me Soros dhe Blinken, si dhe drejtësisë së kontrolluar prej tyre gjatë kohës së shpërthimit të këtij skandali. Dosja u mbyll atëhere sepse McGonigal mori përgjegjësinë për të gjitha aferat koruptive.

Vetëm se ka një problem, në Shtetet e Bashkuara është dënuar i McGonigal si i korruptuar, por jo korruptuesi i tij, që në rastin konkret është Rama.

Share it :