Agron Duka: Me 11 Maj, Diaspora duhet të votojë ndryshimin! Korrupsioni po shkatërron vendin
ga takimi me shqiptarët e diasporës që Koalicioni PD – ASHM po organizon në Selanik kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka u bëri thirrje të votojnë ndryshimin më 11 maj.
“Largimi i shqiptarëve është bërë fenomen, se korrupsioni nuk është thjesht fenomen por qeverisje. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri që përmes korrupsionit të qeveriset vendi. Kjo ka larguar njerëzit nga vatrat e tyre.
Ne do të japim dyfishin e buxhetit të shtetit për bujqësinë. Subvencionimet nuk do të jenë selektive. Çdo njeri që merret me bujqësi e blegtori do të subvencionohet.
Sot grumbulluesit blejnë produktet bujqësore e blegtorare me zero % TVSh dhe e shesin më 20%.
Është turp që Shqipëria është kthyer në një grumbullim plehrash. ju ftoj që më 11 maj të votoni ndryshimin. Duhet patjetër të ketë rotacion” tha Duka.