Berisha: Ne dalim para shqiptarëve me Chris LaCivita-n, ai del me Vullnet Sinën, hajdutin që helmoi Shqipërinë me salmonelën e pulave

Berisha: Ne dalim para shqiptarëve me Chris LaCivita-n, ai del me Vullnet Sinën, hajdutin që helmoi Shqipërinë me salmonelën e pulave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke komentuar fushatën elektorale, u shpreh se, demokratët dalin me strategun e fitores së Donald Trump, Chris LaCivita, ndërsa Edi Rama del me Vullnet Sinën, i cili helmoi shqiptarët me salmonelë.

‘Ne dalim para shqiptarëve me Chris LaCivita-n, një nga kryestrategët e fitoreve në botë. Ai del para shqiptarëve me Vullnet Sinën, hajdutin që helmoi Shqipërinë me salmonelën e pulave. Në fakt, edhe vet Edi Ramën, që ta dini ju këtë. Po, po ua them unë ju. Dhe u tha mjekëve se: e kam nga breshka’, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me shqiptarët në Selanik.

Por, 11 maji po afron. Është ora jonë! Është dita jonë! Dhe më 11 maj, shqiptarët do të vërshojnë nga toka, deti, ajri drejt Shqipërisë.

dalim para shqiptarëve me Chris LaCivita-n, një nga kryestrategët e fitoreve në botë. Ai del para shqiptarëve me Vullnet Sinën, hajdutin që helmoi Shqipërinë me salmonelën e pulave. Në fakt, edhe vet Edi Ramën, që ta dini ju këtë.

Po, po ua them unë ju.

Dhe u tha mjekëve se: e kam nga breshka.

Pra, ja ku ka mbetur.

Shkon në Korçë, dhe përdor Peleshin e tij. Mendon, se tani e gjeta. Në Korçë, arrita të blej dhe Ilir Vrenozin.

Ilir, ti u bëre star-i i kësaj fushate se përfaqësove shqiptarin e vërtetë. Përfaqësove njeriun e thjeshtë.

Tregove se, karakteri, nderi dhe integriteti janë kryesore për çdo njeri dhe ia theve hundët në Korçë dhe në Shqipëri.

Të falënderoj shumë në emër të të gjithë këtyre emigrantëve.

Ndaj dhe, të bashkohemi.

I bëj thirrje, çdo qytetari që është regjistruar për të votuar. Asnjë votë Edi Ramës, asnjë votë për ata të cilët po zbrazin Shqipërinë, po mjerojnë Shqipërinë, po ndajnë pasuritë e saj.

Çdo votë për ndryshimin. Çdo votë për Shqipërinë Madhështore.

Është radha jonë! Është radha jonë!

Fitore, fitore, fitore!

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria, rroftë Greqia!

Zoti i bekoftë kombet tona!

Fitore, fitore, fitore!

Share it :