Berisha: Zotimi ynë është që pensionet dhe rrogat të jenë të barabarta me vendet e tjera të Ballkanit
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët e Kuçovës, ka komentuar angazhimin e partisë për një Shqipëri më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë qytetarët.
Ai theksoi se zotimi i PD-së është që të sigurojë rroga dhe pensione të barabarta me ato të vendeve të tjera të Ballkanit, duke u fokusuar në rritjen e standardeve të jetesës për çdo qytetar. Berisha theksoi se në qeverisjen e ardhshme, do të dyfishohen rrogat minimale dhe do të rriten pensionet për të garantuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
i i bëri thirrje qeverisë aktuale të merr përgjegjësinë për t’i kthyer qytetarëve atë që u takon, duke kritikuar menaxhimin e dobët të fondeve dhe mungesën e mbështetjes për pensionistët dhe të papunët.
Të dashur miq!
Ky program siç e paraqitën edhe parafolësit e mi këtu, fillon me zemrën e dhimbsur. Fillon me dhemshurinë.
Ndaj dhe ne i japim fjalën e nderit, çdo pensionisti dhe pensioniste, çdo të papuni, çdo njeriu në ndihmë ekonomike, çdo fëmije me një prind, çdo studenti me bursë se 100 ditët e para do të kenë minimumin jetik, apo pensionin minimal, apo bursën 200 euro.
Se në 100 ditët e para në këtë vend, do të vendoset rroga minimale 500 euro dhe do të shkohet dhe rroga mesatare 1200 euro.
Miq, çfarë po bëjmë ne me këto. Nuk po bëjmë asgjë tjetër, veç po kthejmë tek ju paratë që marrim nga ju. Ato janë taksat tuaja, janë mundi juaj, janë djersa juaj, janë kafshata juaj që e paguani në çdo gjë.
Dhe çdo qeveri e përgjegjshme para jush, në Shqipëri apo në botë, ka detyrë që një pjesë të mirë të atyre që u merr të ua kthejë ju përsëri.
Miq, nuk dua të ndalem në vitet e shkuara, por një gjë u them; pikërisht për të zbatuar këtë detyrim ne dyfishuam rrogat në vitet 2006-2013.
Pikërisht për të zbatuar këtë detyrim moral, ligjor ne dyfishuam pensionet e vogla, ne rritëm me 60% pensionet mesatare, ne rritëm me 40% pensionet e larta.
Po miq, paratë janë të qytetarëve.
Në vitin 2013 ne arritëm duke zbatuar këtë parim, që qytetarët shqiptarë me rrogë shteti, pensionistët shqiptarë, të kenë rroga më të larta se sa të gjithë pensionistët e vendeve të tjera të Ballkanit, të kenë pensione më të larta. Po. Po.
Çfarë ndodhi në 12 vite?
Në 12 vite malazezët të cilët merrnin në vitin 2013, një pension prej 138 mijë lekë, ndërkohë kur pensioni mesatar në Shqipëri ishte 143 mijë lekë, sot marrin 450 mijë lekë pension.
Po pse marrin ata kaq? Sepse qeveria e Malit të zi, e përgjegjshme para qytetarëve të saj, në çdo buxhet u jep përqindjen e duhur qytetarëve.
Kosova një vend me një pavarësi pak vite më parë, para 3 muajsh Albin Kurti ndau 100 mln euro për pensionistët. 100 milionë dhe u tha se, çdo pensionistë do të ketë pension 20% më të lartë.
Po kështu rrogat minimale. Në vitin 2013, Rumania që sot është anëtare e BE-së, edhe në atë kohë ishte, kishte një rrogë minimale 830 lej, afërsisht 164 euro. Sot sa e ka? E ka 3300 lej, e ka dy herë më të madhe se ne. Në vitin 2013 e kishim 220 euro rrogën minimale.
Po pse? Sepse qeveria i ndan paratë, u kthen paratë atyre që ua merr.
Si mundet? Të lumtë goja, i kanë vjedhur tek pensionistët, tek rrogëtarët. Kjo është e vërteta.
Ndaj dhe ne, kemi vendosur të rrisim rrogat, të rrisim pensionet dhe vrapi ynë nuk ndalet gjersa çdo qytetar i këtij vendi, çdo pensionist i këtij vendi të ketë rrogën dhe pensionin më të lartë se, çdo bashkëmoshatar i tij në vende të tjera të Ballkanit.
Ky është zotimi ynë para jush.
Çfarë bënë këtë zotërinjtë, kjo qeveri çfarë bëri?
Kjo qeveri vetëm këtë vit, vuri përpara taksat tuaja 8 miliardë euro. Dhe Edi Rama kishte përcaktuar dhe la gjithsej 16 mln euro për pensionistët.
Kur ne i paraqitëm ligjin për minimumin jetik 200 euro, jo tha, kjo na çon në greminë. Po në çfarë gremine na çon ajo? A ka gjë më të pashpirtë se të lësh për 870 mijë qytetarë të tu, 16 mln euro?
Merr fund kjo, e tha bukur qytetari, ata kanë vjedhur pensionet, kanë vjedhur miliarda nga pensionet tuaja dhe pastaj thonë se, po ti rrisim biem në greminë. Gremina i pret për atë që kanë bërë.