Dule: Të keqen ta shfarosim nga trojet tona, e keqja ka emër quhet Edi Rama
Në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, më diasporën në Selanik, mori fjalën edhe krryetari i PBDNJ-së në koalicion me PD, Vangjel Dule.
Dule theksoi se më 11 maj duhet të shfarosim të keqen nga trojet tona dhe e keqja nuk është në dorë të fatit, por quhet Edi Rama.
Jemi përpara dy alternativave, së pari ose do lejojmë të keqen e madhe që ka zënë shoqërinë, vendin dhe të keqen tonë të na pllakosë njëherë e përgjithmonë pa shpresë e pa të ardhme ose ne të keqen ta shfarosim nga trojet tona, familjet tona dhe jetët tona. Shpesh herë i shmangemi i vëmë të keqes emër, përpiqemi t’ja faturojmë atë fatit. Në rastin tonë e keqja ka emër dhe quhet Edi Rama. Më 11 maj ta shfarosim një herë e mirë këtë të keqe, që për 12 vjet kryeministër po lë vendin, shoqërinë dhe qytetarët, nga e keqja drejt më së keqes. Zonja dhe zotërinj, keni lënë në vendlindje të moshurait tuaj, prindër dhe gjyshër, por mendjen dhe zemrën e keni aty. I dërgoni për muaj paratë që të mbajnë frymë hapur, i dërgoni ilaçet që të qëndrojnë në këmbë përmes halleve të shumta shëndetsore, ekonomike dhe shoqërore. Po të kaloni në çdo fshat kemi njerëz të braktisur. Shkollat janë të mbyllura dhe qendrat shëndetsore inekzistente. Ajo që ka filluar në Shqipëri me rikthmin e doktor Berishës, rikthimin e shpresës, ju duhet t’i jepni dimension dhe dinamikë. Ju duhet të jepni përgjigjen që do të jetë zgjidhje njëherë e përgjithmonë. Jetoni në një vend që çdo orë ka një protestë, kudo, për çdo gjë. E nesërmja e 11 majit duhet të jetë edhe për vendin tonë me në krye të qeverisë së re zotin Sali Berisha, të jetë e ardhmja evropiane dhe një Shqipëri evropiane.”