Fermerja: Programi i PD-së, rruga e duhur për rritjen e bujqësisë dhe blegtorisë në Kuçovë
Gjatë fjalës së saj në takimin e zhvilluar për prezantimin e programit të PD-së dhe kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore për zgjedhjet e 11 majit në qytetin e Kuçovës, fermerja Liliana Mara u shpreh me një mesazh të qartë dhe të fortë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë, që janë dy shtyllat kryesore të ekonomisë lokale dhe mbështetës të jetës rurale.
Ajo foli ndër të tjera, për vështirësitë që fermerët dhe blegtorët e Shqipërisë po kalojnë në këtë periudhë të vështirë, ku përballet jo vetëm me punën e rëndë dhe kushte të vështira jetese, por edhe me një sistem që ka neglizhuar për një periudhë të gjatë mbështetje financiare dhe ndihmë të drejtpërdrejtë.
Mara theksoi se për 12 vite, fermerët janë lënë në mëshirë të fatit, duke luftuar për të mbajtur të gjallë bujqësinë dhe blegtorinë në vend, ndërkohë që konkurrenca nga produktet e importuara dhe subvencionet e qeverive të tjera i kanë shtuar vështirësitë për fermerët tanë.
Jam përpara jush sot, për të dhënë një mesazh, mesazhin e fshatit tonë të fermerëve të blegtorisë dhe bujqësisë, dy shtyllat e ekonomisë tonë lokale.
Gjysma e njerëzve jetojnë me të ardhurat që fitojnë nga bujqësia dhe blegtoria, por duhet të them sot se të jesh fermer është profesioni më i vështirë, jo vetëm për shkak të punës së rëndë, por edhe për shkak të mungesës së vëmendjes nga shteti.
Për 12 vite fermerët tanë janë lënë në mëshirë të fatit, pa ndihmë e subvencione duke i detyruar të luftojnë për kushtet e tyre të padrejta, kjo nuk mjafton pasi ne përballemi me një konkurrencë nga tregjet e hapura të Ballkanit, ku prodhimet e vendeve fqinjë të subvencionuara nga qeveritë e tyre i fusin në treg me çmime që ne nuk i konkurrojmë dot.
Infrastruktura jonë është në gjendje shqetësuese, investimet kanë dalë që nga viti 2012 dhe ka toka pjellore që kanë ngelur pa zhvillim, sepse nuk ka rrugë për të marrë produktet.
I nderuar doktor Berisha, kjo situatë ka shkaktuar një braktisje masive të fshatit, të rinjtë po largohen dhe nëse ne vazhdojmë me këtë rrugë shumë shpejt nuk do ketë askënd të kultivojë tokën tonë.
Tregu do mbushet me produkte të importuara e të shtenjë dhe jo më cilësinë e produkteve tona.
Unë e kam lexuar me kujdes programin tuaj të bujqësisë dhe duhet të them me bindjese ky është plani që ne kemi pritur, dyfishimi i financimit për serat, heqja e taksës së qarkullimit e vendosur nga qeveria Rama me rritjen e çmimit të naftës me 400 lekë, duke taksuar edhe mjete që nuk qarkullojnë në rrugë.
Kam besim se ju dhe qeveria juaj do e mbani fjalën, doktor Berisha”.