Kalaja: Fitorja ka filluar të shkruhet në diasporë dhe do të shpallet në Shqipëri më 11 maj!

Kalaja: Fitorja ka filluar të shkruhet në diasporë dhe do të shpallet në Shqipëri më 11 maj!

Në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, me diasporën në Selanik, mori fjalën edhe kandidatja për deputete e PD-së, Adriana Kalaja.

Kalaja theksoi se të gjtihë së bashku ja dolëm, sepse besuam tek Sali Berisha dhe fitorja ka filluar të shkruhet në diasporë dhe do të shpallet në Shqipëri më datë 11 maj.

Të dashur motra dhe vëllezër! Ndihem e lumtur dhe shumë e emocionuar që kam nderin të flas sot para jush, pasi tek secili prej jush gjej një pjesë Shqipërie. Sa herë kam ardhur më keni pritur me bujarinë e tuaj si askush në botë popullin shqiptar. Kam parë sesi jeni integruar dhe keni arritur shumë edhe pse në vend të huaj. Kam parë sesi fëmijët tuaj lanë një vend që nuk kishin si arsimoheshin dhe erdhët këtu më rezultate shumë të larta edhe pse në vend të huaj. Kudo që shkel dëgjon që flitet shqip, sepse ju ikët, por Shqipërinë e morët me vete. Ju ikët, por sytë e zemrën e mbajtët gjithmonë nga atdheu dhe mëmëdheu juaj. Ju perzunë, ju ndanë nga familjet tuaja, por Shqipërinë nuk e harruat kurrë se kështu bëjnë bijat për atin dhe mëmën e tyre, jo kot thotë Shqipërinë e quajmë edhe atdhe edhe mëmëdhe. Vendi ka nevojë për ju të ndëshkoni me votë ata që u larguan nga votra juaj e të shpëtoni Shqipërinë. Shqipërinë e shpëtojnë patriotët dhe ju jeni ata që duhet të shpëtoni Shqipërinë. Sot më shumë se kurrë historia na ka dënuar të shpëtojmë Shqipërinë. Ju dhe ne bashkë me programin e PD-së për aleancën e Shqipërisë madhështore do e shpëtojmë vendin tonë. Ja dolëm se besuam te Sali Berisha. Bashkë besuam, rezistuam dhe ja dolëm. Fitorja ka filluar është shkruar në diasporë dhe do të shpallet në Shqipëri më 11 maj!”Dhe ju jeni dëshmitarë, se ai arriti me dhunë, arriti me varfëri, arriti me përçmimin dhe me poshtërim të shqiptarëve.

Të dashur miq, qëndrimi i shqiptarëve në 11 maj është shpëtimtar, është vendimtar për të sotmen dhe të ardhmen e kombit tonë.

Ju lutem, mendoni për një moment ku jemi ne sot, shqiptarët? Se çfarë të ardhme kemi ne sot? Një komb, i cili nga viti 2019 e gjer sot ka më shumë vdekje se lindje. Një komb, i cili sipas OKB, javën e kaluar ka, për shkak të emigracionit, lindshmërinë më të ulët në botë.

Një komb, i cili në qytetin e Ersekës, dy vite më parë pati vetëm një lindje. Një komb që, shkollat i mbyllen njëra pas tjetrës. U shndërruan shkollat miq, si dikur zyrat e kooperativës bujqësore, kur ra sistemi i kolektivizimit dhe ato u mbyllën se ishin të këqija, dhe duheshin mbyllur.

Po, shkollat? Institucionet e dritës dhe edukimit, pse mbyllen? Mbyllen sepse, nuk kanë nxënës. Mbyllen se mbeten me një nxënës. Se, Erseka në vitin 2030 në klasë të parë do të ketë vetëm një nxënës.

A nuk është ky një kushtrim për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, kudo që ndodhet nga Afrika e Jugut në Polin e Veriut, nga një skaj i botës në skajin tjetër? Nga njëra anë e Greqisë në anën tjetër, që me 11 maj të japë kontributin e tij për shpëtimin e Shqipërisë.

Share it :