Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të udhëtojë së shpejti për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin për vizitën e Berishës e ka zbuluar kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Aluon Kalaja në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, teksa diskutohej për kontratën e lobimit për heqjen e non-gratës ndaj Berishës, për të cilën janë paguar 6 milionë dollarë.
“Unë mendoj që ky Chris LaCivita që është vetë mesazhi, i ka shqetësuar shumë këta këtu. Unë jam habitur me thënë të drejtën kur ka ardhur në Shqipëri. Nuk e kam mëndu se vjen në Shqipëri. Këtyre bravo u qoftë që e sollën. Është mesazh shumë i rëndësishëm. Kini parasysh që këtu paska zbarkuar krejt Amerika. Se po flasim për avokatin e Trumpit. Avokati i Trumpit po, ai që i bëri fushatën po, se na thanë Shqipëria është një pikë ujë në oqean, nuk vijnë amerikanët. Këtu po përgatitet me ju heq dhe non-grata mesa duket Berishës, me gjithë këtë furi gjërash. Ose përgatitet vizita e tij në Amerikë, qe e kam si informacion domethënë”, tha Kalaja në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.