Vlora u zgjua e tronditur nga një ngjarje e rëndë mëngjesin e sotëm, pasi një 58-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri vetëm pak metra larg banesës së tij, teksa punonte roje në një pallat në ndërtim e sipër.
Bëhet fjalë për 58-vjeçarin, Renato Hoxhaj, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri në objektin në ndërtim pranë banesës së tij ku ishte roje prej 5 vitesh.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 kur po kthehej në shtëpi. Ai është goditur nga afër tre herë me armë zjarri tek shkallët në hyrje të banesës së tij.
Dy plumba i ka marrë në kokë ndërsa një në trup. E ka dëgjuar bashkëjetuesja e tij, e cila e ka parë të vrarë dhe ka lajmëruar policinë.
Dyshohet se autor/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte si shteg pa kamera sigurie dhe në errësirë totale
Forcat e policisë dhe një grup hetimor po punon për të mbledhur provat ndërsa mësohet se zona është e rrethuar me kamera sigurie pamjet e të cilave pritet të verifikohen nga policia.
https://streamable.com/e/upfmms?
58-vjeçari u ekzekutua me tre plumba, familjarja shpërthen në lot: E vranë! Ku ishte Ceno?
Detaje të reja në lidhje me vrasjen e Renato Hoxhaj në lagjen ‘Hajro Çakërri” të Vlorës.
Dyshohet se viktima ka dy plumba në kokë dhe një në trup dhe se është goditur me armë zjarri nga shumë pranë, ndërsa një familjare e viktimës ka shpërthyer në lot në vendin e ngjarjes.
“E vranë! E vranë! Ku ishe Ceno?”, thotë e afërmja.
E tronditur ajo ka mbërritur në vendin ku u vra 58 vjeçari i cili punonte si roje në një pallat në ndërtim e sipër që po bëhej pranë banesës së tij.
Nga biseda duket që Renato Hoxhaj mund të mos ishte i vetmi person që ruante godinën në ndërtim e sipër, që mund të ruhej dhe nga persona të tjerë
https://streamable.com/e/dcqu5a?
Çfarë thotë policia?
Policia bëri me dije se në lagjen “Hajro Çakërri” është gjetur pranë banesës së tij i pajetë një 58-vjeçar, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Në njoftimin paraprak, Policia thotë se 58-vjeçar me iniciale R.H punonte si roje në një objekt ndërtimi në afërsi të banesës së tij.
Blutë e Vlorës dhe një grup hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e vrasjes.
“Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.