Çështja ‘Partizani’/ Gjokutaj: Berisha nuk ka asnjë firmë në dosje, Rama 3! Procesi, goditje e motivuar politikisht
Avokati Genci Gjokutaj, i ftuar këtë të hënë në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, komentoi mbi zhvillimet e fundit të çështjes “Partizani”, një dosje të projektuar me motiv politik dhe pa bazë juridike.
Dosja e cila është mbajtur në sirtar për tre vite dhe vetëm tani është vendosur të regjistrohet, është goditja e tretë që i bëhet Sali Berishës për ta larguar nga politika
Gjokutaj vë në dukje se në dosje nuk përmendet asnjëherë emri i Berishës, ndërsa Edi Rama, i cili sipas tij ka tre firma në dokumentet përkatëse, nuk është thirrur as si dëshmitar. Për Gjokutaj këto janë goditje të motivuara politikisht.
Në këtë çështje nuk ka fakt penal, nuk është as konflikt civil, as administrativ, as fiskal, jo më të jetë penal. Pra s’ka fakt penal.
Kjo është një çështje që do të vërë përpara përgjegjësisë ata që e kanë ideuar, ata që e kanë gatuar këtë gjellë në këtë formë, është vërtetë përgjegjësi e madhe”
Pjesë nga deklarata e avokatit Genc Gjokutaj
Çështja ‘Partizani’ është filluar për të përfunduar kështu, pra është projektuar e tillë, dhe sigurisht që çështjet që fillojnë me motiv politik janë vështirë të ecin në hollitë juridike.
Pas 3 vjetësh që u mbajt në sirtar dosja, u regjistrua më në fund sepse unë e kam thënë dhe e the, dosja Partizani është dënimi i 3-të ndaj Berishës, e para që i bëri Lul Basha që bëri pezullimin, e dyta që sigla dhe vula, që është shkelje proceduriale, prapë Berisha nuk u dorëzua, dhe goditja e tretë ishte goditja me proces.
Bile në shkelje të Kushtetutës, dhe e agravuan deri sa e çuan në arrest shtëpie.
Mbaroi hetimi, një hetim skandaloz, pa dijeninë tonë, me ekspertë që s’kanë njohuritë e posaçme, edhe prindi i një oficeri të policisë gjyqësore në BKH ky eksperti, dhe siç kam verifikuar unë, këtë e paskan ekspert të gatshëm.
Tani pas përfundimit të hetimit ne jemi në fazën paraprake, kjo gjyqtare, që hoqi masën e sigurimit për zotin Berisha, po kjo gjyqtare ngrihet dhe thotë që të gjitha aktet janë të vlefshme.
Pavlefshmëria që ngrini ju nuk qëndron, thotë dhe akuza është e formuluar saktë.
Po si është e formuluar, sa kur emri i Berishës nuk përmendet në asnjë rresht, një hetim që nuk ka thirrur Edi Ramën si deklarues, i cili ka firmën aty.
Berisha s’ka asnjë firmë në atë dosje, Edi Rama ka tre firma.
Në prokurori ka një gjë, që njëherë po kaloi miu, bëhet rrugë, kështu që siç duket ata e dinë këtë punë dhe sigurisht që ata nuk kanë kurajon juridike dhe civile të thërrasin Edi Ramën se Edi Ramën me letrat që kanë ata për Edi Ramën, kjo ju duket kështu, kinkalerina, gjëra të vogla, “e kemi aty e dimë ne që e ka bërë ai atë punë”, mirëpo me atë s’mund të merresh dot.
Dhe pastaj ju vjen keq kur thoni se duhet bërë reforma e reformës, sepse reformë edhe në etimologjinë e fjalës, reformë do të thotë formë e re, pra këto janë marrë me formën, jo me përmbajtjen, këto janë goditje të motivuara politikisht.
Në këtë çështje nuk ka fakt penal, nuk është as konflikt civil, as administrativ, as fiskal, jo më të jetë penal. Pra s’ka fakt penal.
Kjo është një çështje që do të vërë përpara përgjegjësisë ata që e kanë ideuar, ata që e kanë gatuar këtë gjellë në këtë formë, është vërtetë përgjegjësi e madhe.