Emigrantët zhduken nga Gjadri’/ Vasili: Rama pazare me territorin shqiptar, e ka kthyer në bazë trafikimi!
Deputeti i PL, Petrit Vasili thotë se përdorimi i kampit të Gjadrit si bazë e trafikimit të paligjshëm të emigrantëve, ishte paralajmëruar më herët nga opozita.
Ligjvënësi i PL, përmes një statusi në rrjetet sociale thotë se, disa prej emigrantëve të ardhur nga Italia dhe që janë akomoduar në kampin e Gjadrit janë zhdukur, duke shtuar dyshime për pazare të Ramës me territorin e Shqipërisë.
Sipas Vasilit, qëndrimet e Ramës, se vendi ynë po i dilte në krah Italisë për të përballuar fluksin e emigrantëve, janë vetëm broçkull të kryeministrit, duke shtuar se qeveria e tij, çdo ditë për shfaq pasiguri, kriminalitet dhe probleme nga të rëndat, që do të kenë shqiptarët në të ardhmen.
Postimi
Emigrantet e ardhur nga Italia zhduken nga Gjadri dhe broçkullat e Edi Rames!
U paralajmerua qe ne krye te heres nga opozita qe kampi i Gjadrit i ngritur sipas Marreveshjes me Italine do sherbente per emigracionin e paligjshem dhe grupet e trafikanteve drejtojne largimin ilegal per ne Europe.
Dhe keshtu ndodhi 16 emigrante jane zhdukur nga 40 emigrante, qe erdhen.
Te gjithe kujtojne brockullat e Rames, qe gjoja po i dilte ne krah Italise per perballimin e emigranteve.
Edi Rama ben pazare me teritorin e Shqiperise duke e kthyer ne nje baze te trafikimit te emigranteve te paligjshem.
Marreveshja me Italine e trumbetuar me aq buje degradoi per faqe te zeze thjesht dhe vetem sherbeu per ca dite propagande per Ramen.
Çdo dite e Rames ne qeveri vetem pasiguri, kriminalitet dhe probleme nga me te rendat do te kene shqiptaret.