Fitorja po troket fuqishëm’/ Meta: Votoni nr.1! Shqipëria Madhështore është shumë pranë..
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën thirrje qytetarëve të votojnë numrin 1 më datë 11 Maj, për një ‘Shqipëri Madhështore’.
Teksa ndan në FB një video ku qytetarë të qarkut berat mbështesin Metën dhe kandidatin për deputet Lefter Maliqi, kreu i PL thotë se fitorja po troket fuqishëm për koalicionin PD-ASHM.
Statusi në fb
Mirënjohje të thellë për mbështetjen e dhënë nga qytetarët e Qarkut të Beratit, me banim në Tirane, për të votuar Ilir Metaj si deputet.
Përshëndetjet më të përzemërta dhe falenderime për punën e jashtëzakonshme, anëtarëve dhe mbështetësve tanë në Qarkun e Beratit dhe deputetit tonë të ardhshëm, të palodhurit, Lefter Maliqi, për fitoren e “PD-ASHM” dhe largimin e Narkoqeverisjes.
Shqipëria Madhështore është shumë pranë.
Fitorja po troket fuqishëm.
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë