Një gjetër kallzim në SPAK për Edi Ramën/ Av Altin Goxhaj: Ja vepra penale
Kallzim në SPAK për Edi Ramën për reklamin të materialeve pornografike në mjedisa me fëmijë me çdo mjet dhe formë (Neni 117)
Tiranë 28 Prill 2025
DREJTUAR:
Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)
KALLËZIM PENAL
Kallëzues:
Altin Goxhaj, Kryetar i Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë (AKPSH), parti aleate në koalicionin PD-ASHM.
Adresa:
Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë
Rr. B.Biba, P.75, Sh.2, Ap.5 (Kati i Parë), Tiranë, AL.
altingoxhaj@gmail.com +355672004545
www.aleancakonservatore.al www.pershqiperine.al
Të kallëzuar:
Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Objekti i kallëzimit:
Kryerja e veprës penale të “Shkeljes së fshehtësisë së votimit” sipas Nenit 327 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, dhe veprime të tjera që bien ndesh me ligjin zgjedhor shqiptar, të cilat kualifikohen si krime zgjedhore.
Baza Ligjore:
Neni 117 i Kodit Penal “Pornografia”
Përshkrimi i faktit:
Unë, Altin Goxhaj, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë, paraqes këtë kallëzim penal kundër Kryeministrit Edi Rama
Objekti i kallëzimit: Kryerja e veprës penale të parashikuar në Nenin 117 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e cila ndalon shpërndarjen, reklamimin dhe nxitjen e materialeve me përmbajtje pornografike në mjedise ku ka fëmijë.
Përshkrimi i faktit: Në një aktivitet elektoral të mbajtur në dt 21 Prill 2025 në Spille të Kavajës, i transmetuar publikisht dhe i dokumentuar nga media dhe postuar në faqen zyrtare të tij në Facebook (https://www.facebook.com/ediramaal/videos/24063879253199788) në minutën e 26të dhe sdms nga minuta 28:30, Kryeministri Edi Rama i është drejtuar fëmijëve të pranishëm me thirrjen që të kërkojnë dhe të shohin në internet fotot e tij nudo në plazhet e Francës. Kjo thirrje publike drejtuar fëmijëve përbën nxitje të drejtpërdrejtë për akses të miturve në përmbajtje me natyrë eksplicite dhe përmbush kushtet e kundërvajtjes penale të parashikuar në paragrafin e parë të nenit 117 të Kodit Penal:
Neni 117 – Pornografia: “Prodhimi, shpërndarja, reklamimi, importimi, shitja e botimi i materialeve pornografike në mjediset ku ka fëmijë, me çdo mjet ose formë, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me burgim deri në dy vjet.”
Thirrja publike ndaj fëmijëve që të kërkojnë në internet fotot nudo të vetë Kryeministrit në një aktivitet me karakter elektoral, në të cilin merrnin pjesë edhe të mitur, përbën reklamim dhe nxitje të shpërndarjes së materialeve pornografike në mjedise ku ka fëmijë, me vetëdije dhe dashje të plotë.
Aspekti objektiv i veprës penale:
Veprimet e të kallëzuarit përbëjnë reklamim të materialeve me përmbajtje pornografike, pasi thirrja për të kërkuar dhe parë këto materiale drejtohet publikisht dhe synon përhapjen dhe kuriozitetin e fëmijëve për përmbajtje eksplicite.
Aspekti subjektiv:
Veprimi është kryer me dashje të drejtpërdrejtë, me vetëdije të plotë për natyrën e materialit dhe rrethanën e pranishmërisë së fëmijëve në aktivitetin publik, ku Kryeministri e ka bërë këtë deklaratë me stil provokues dhe të përsëritur.
Rrezikshmëria shoqërore:
Kjo sjellje promovon përfshirjen e të miturve në ekspozim ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme dhe cënon të drejtat e fëmijëve për zhvillim të shëndetshëm mendor dhe moral.
Kërkesë:
Të regjistrohet procedimi penal ndaj shtetasit Edi Rama për kundërvajtje penale sipas Nenit 117/1 të Kodit Penal.
Të mblidhen dhe administrohen provat audiovizive nga aktiviteti elektoral dhe transkriptet përkatëse.
Të merren në pyetje organizatorët dhe dëshmitarët që kanë qenë të pranishëm në aktivitet.
Të urdhërohet hetim i plotë penal për shkeljen e legjislacionit për mbrojtjen e të miturve dhe shpërdorimin e figurës publike për qëllime të papërshtatshme dhe të dënueshme penalisht.
Bashkëngjitur:
Linket e transmetimeve televizive dhe burimeve mediatike ku dokumentohet deklarata:
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/24063879253199788)
Dëshmi dhe raportime nga qytetarë të pranishëm.
Burime publike të ngjarjes:
Linku i videos: https://www.facebook.com/ediramaal/videos/24063879253199788)
Kërkesë:
Të regjistrohet procedimi penal ndaj personit të kallëzuar në bazë të nenit 117 “Pornografia”.
Kallzues
Altin Goxhaj
Kryetar i Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë