Meta: Programi ‘Made in Albania’ do shpëtojë biznesin e vogël dhe ekonominë familjare
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpalosur programin ekonomik të PD-ASHM, me fokus të veçantë tek mbështetja për biznesin e vogël dhe prodhimin vendas.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se për 12 vite me radhë, qeveria aktuale ka luftuar kundër sipërmarrësve të vegjël dhe prodhimit “Made in Albania”, përmes taksave të larta, mungesës së mbështetjes dhe politikave që favorizojnë importin.
Ai garanton se nëse PD-ASHM vjen në pushtet, do të vendoset një sistem fiskal i qëndrueshëm, me taksë të sheshtë 10%, TVSH të ulët dhe zero taksim për biznesin e vogël, ndërsa çmimi i energjisë dhe naftës do të ulet ndjeshëm për të lehtësuar barrën ekonomike të qytetarëve dhe sipërmarrësve.
Postimi i plotë në FB:
Kam takuar qindra sipërmarrës të vegjël, atje ku ata ushtrojnë aktivitetin e tyre.
E kam pasur gjithmonë shqetësim kryesor mbështetjen dhe mbrojtjen e biznesit të vogël, sepse përmes tij mbrohen mijëra e mijëra familje, që e kanë punën aty burimin e vetëm të jetesës.
Prodhimi vendas “Made in Albania”, ka qenë në këto 12 vjet, nën një kërcënim të vazhdueshëm nga Narkoqeveria, që ka bërë gjithçka për ta asgjësuar, qoftë me “Ballkanin e Hapur”, me taksat plaçkitëse apo me mungesën totale të mbështetjes për të.
Edi Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët.
Ndaj edhe Programi për Shqipërinë Madhështore ka në themel të tij mbrojtjen e prodhimit vendas dhe të biznesit të vogël.
Ky program do t’i arrijë këto objektiva madhore duke:
[📌] Ndërtuar një sistem fiskal të qëndrueshëm dhe më të thjeshtë, i cili nuk do të ndryshojë përgjatë katër viteve
[📌] Vendosur taksë e sheshtë 10% mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para, që nuk do tatohen.
[📌] Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
[📌] TVSH do ulet në 15%.
[📌] Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë që është sot, do shitet në 6 lekë për Kwh.
[📌] Çmimi i naftës do të ulet 40%.
[📌] Do të pesëfishohet subvencioni për fermerët dhe fondi do të shkojë 230 milionë euro subvencione.
Programi ekonomik “Made in Albania” i Shqipërisë Madhështore, ul ndjeshëm koston e jetesës dhe çliron ekonominë familjare dhe kombëtare.
[✅️] [🗳] VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
[✅️] [🗳] VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë