Shendetesia e te ardhmes? Petrit Vasili: 12 pyetjet qe Rama nuk ju pergjigj dje ne QSUT, per shendetesine e 12 viteve qeverisje

Shendetesia e te ardhmes? Petrit Vasili: Pse Rama dje ne QSU nuk guxoi tu pergjigjej ketyre 12 pyetjeve?

Nga Petrit Vasili

Dje ne QSU Edi Rama broçkolliti lloj lloj dokrrash elektorale a thua se shendeti i njerezve zgjidhet me propagande.

  1. Po pse per mbi 850 milione euro qe dalin nga xhepat e shqiptareve per shendetin nuk foli ose thene me thjesht pse nuk ja mbajti te fliste?
  2. Po pse nuk foli qe mesatarisht 400 euro dalin nga xhepat e çdo shqiptari çdo vit per shendetin?
  3. Ku perfundoi shendetesia falas?

4.Ç’beri per plot 12 vjet ky Rama, qe sot po na flet per shendetesine e te ardhmes?

  1. Po pse e plaçkiti shendetesine me koncesione dhe tendera spitalesh qe marrin flake?
  2. Po pse i detyroi ky mijra mjeke e i fermiere te ikin nga Shqiperia?
  3. Po pse 24% e shqiptareve nuk përballojne dot kostot financiare për kujdes mjekësor rutine dhe mjekim?
  4. Po pse mbi 300 milion euro paguan shqiptaret nga xhepi vetem gjate pandemise?
  5. Po pse shteti rimburson vetem 120 milion euro barna, ndersa 160 milion euro shqiptaret i blejne nga xhepi?
  6. Po pse mungojne barnat ne onkologji dhe mijra shqiptare ose mbeten pa kuruar ose nxjerrin milionaa nga xhepi per ti blere?
  7. Po pse qindra milion euro jane sot nen hetim per shperdorim te fondeve publike?
  8. Po pse shteti i paguan Koncesionit te Check Up milion euro per analiza te pakryera?

Ketyre pyetjeve nuk guxon tu ktheje pergjigje Edi Rama ndaj tregon pallavra perballe mjekeve ne QSU.

Share it :