Administrata në shërbim të pushtetit’/ Gjoni: S’do lejojmë vjedhjen e zgjedhjeve si më 2021-2023, kemi skeduar ‘hajdutët’ e votave
Me një eksperiencë të gjatë në fushën e gjyqësorit, Gjin Gjoni ka vendosur t’u prezantohet ndryshe qytetarëve në Qarkun e Lezhës, duke garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në siglën e PD dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Në një intervistë me moderatorin Adi Krasta në Syri Tv, Gjin Gjoni ndau eksperiencën e tij në këtë fushatë elektorale, duke shtuar se ajo ka një kontrast të fortë me atë të gjyqësorit.
‘Është një marrëdhënie e drejtpërdrejtë me publikun dhe qytetarin’, shprehet kandidati demokrat në intervistën e tij me Krastën.
Gjoni ngriti shqetësimin se si administrata publike, jo vetëm ajo qendrore, por dhe lokale, është vënë në dispozicion të partisë në pushtet për parlamentaret e 11 majit.
Kandidati demokrat, e konsideron Qarkun e Lezhës, kryesisht një qark të qetë dhe pa probleme me personazhe të botës së krimit, ndonëse frika për pjesëmarrje të elementëve të tillë, mund të ndodhë në 10 ditëshin e fundit të fushatës.
Por për këtë , Gjoni dha garancinë për paprekshmërinë e votës dhe intimidimit të votuesve, përmes grupeve të monitorimit të ngritura nga shtabet e PD në terren, për të shmangur vjedhjen e votës në Lezhës dhe për të mos u përsëritur skenarët e zgjedhjeve të 2021-2023, për të cilat thotë se ka informacion të detajuar të personave që janë përfshirë në krim elektoral.
Është hera e parë që shkon në këtë nivel e fushatë. Është ndryshe nga fushatat e gjyqësorit. Marrëdhënia është e drejtpërdrejtë me publikun. Pushteti i sotëm dhe administrate publike është vënë në shërbim të zgjedhjeve. Të gjithë fushatën e kam bazuar në marrëdhënien me njerëzit nga ora 08.00-00.00.
Reagimi i administratës, ka një angazhim. Ka informacione të sigurta që administrata merret me zor në takimet që Rama organizon në Qarkun e Lezhës apo kandidatët për deputetë. Më thonin që kanë nisur nga Puka 3-4 autobusa, mjekë e administrata që sheshi të dukej plot. Besoj e shpresoj që këta njerëz s’do e votojnë në zgjedhjet e përgjithshme.
Lezha është unike në të gjithë vendin. Është në raportet 4-3, në filzofinë dhe fizionominë e saj është e djathtë. Zyrtarët e PD kanë bërë gabime të mëdha, po pavarësisht kësaj, e kanë reflektuar në zgjedhje.
Është një raport ndryshe, unë lëviz në çdo cep të Lezhës e s’kam pasur konfrontime me njerëz të krimit. Edhe për shkak të funksionit që kam pasur, i kam kaluar nëpër duar eksponentë të krimit, në Lezhë s’janë shfaqur. Se di për 10 ditëshin e fundit, po thonë që në këtë periudhë nis konfrontimi.
Gjatë gjithë fushatës kam informacione të detajuar që kanë blerë zgjedhjet 2021-2023. U kam kërkuar njerëzve të evidentojnë me foto, dokumentim real që të shkojnë me prova para drejtësisë apo organeve që janë përgjegjëse për monitorimin e zgjedhjeve, monitorimi i QV. Në Lezhë ndryshohen zgjedhjet në 2-3 ditët e fundit, përmes presioneve.
Kemi ngritur grupe monitorimi, edhe nga dita e nesërme 50-70 veta në një zonë, për të monitoruar njerëzit që merren me shitblerje vote. Do jemi të ashpër me këdo që tenton të prekë a vendosë duart në zgjedhje. E papranueshme të diskutojmë sot për zgjedhje të lira e të ndershme. Në Kosovë standardi i zgjedhjeve është pranuar nga ndërkombëtarët e partitë s’kanë kundërshtim për rezultatin zgjedhor.
Grupet janë të ndara, në militant e sado t’u shpjegosh, ka njerëz që e refuzojnë programin e PD pasi janë të bindur për PS. Pjesa gri që ka një lloj entuziazmi, kushdo që ta marrë vetëm këta të ikin. Ka një lloj optimizmi, pjesa më e prekur është shpopullimi në masë. Ka banesa me drita të fikura. 300-400 banesa që kanë security që i ruajnë, pasi s’ka njeri brenda.
Është kërkesë immediate e bazës, që të sjellin ndryshimin. Ka nga ata që i sqarojmë me detaje, program i PD më i miri në 35 vjet, ndërhyn në çdo kategori. Pensionistët kanë kureshtje. Jemi në monitorim total që njerëzit të mos intimidohen e të mos jenë nën presion. Vlerësoj çdo votë ndaj meje, shkon edhe votë për PD.