Berisha në Leaders’ Dinner të PPE, pas një dite të parë të suksesshme të Kongresit në València

Berisha në Leaders’ Dinner të PPE, pas një dite të parë të suksesshme të Kongresit në València

Në mbrëmjen e djeshme, në përmbyllje të një dite të parë shumë të suksesshme të Kongresit të Partisë Popullore Europiane (EPP), lideri i Partisë Demokratike, z. Sali Berisha, mori pjesë në Leaders’ Dinner, të organizuar në Palacio de la Exposición në zemër të Valencias.

Takimi mblodhi krerët e partive të qendrës së djathtë nga e gjithë Europa, në një ambient të rezervuar për diskutime të nivelit të lartë, larg kamerave dhe zhurmës mediatike. Pjesëmarrja e z. Berisha në këtë tryezë përfaqëson jo vetëm rikthimin e së djathtës shqiptare në një pozicion të merituar brenda familjes europiane konservatore, por edhe një mesazh të qartë për rolin e Partisë Demokratike si pjesë aktive e të ardhmes së përbashkët europiane.

Përpara darkës, u realizuan edhe fotografi zyrtare me liderët e EPP-së.

Share it :