Interesi im ta shikoj këtë Shqipëri me shqiptar’/ Jonathan Pano: Shpopullimi është fakt

Interesi im ta shikoj këtë Shqipëri me shqiptar’/ Jonathan Pano: Shpopullimi është fakt

I ftuar në emisonin ‘A SHOW’ në Syri TV, me moderator Adi Krasti, kandidati për deputet i PDASHM në Tiranë, Jonathan Pano foli në lidhje me arsyen pse ai është bërë pjesë e politikës.

Pano u shpreh se në politikë është futur tërësisht për interes personal dhe interesi personal i tij është ta shohi Shqipërinë me shqiptar, sepse shpopullimi është fakti që kemi qenë përballë gjatë këtyre 12 viteve.

Jam përfshirë në politikë kaq i ri tërsisht vetëm për interes personal. Kur flet me fjalë shumë të mëdha tenton të dalësh nga vetja jote dhe të bëhesh populist dhe unë them cili është interesi im. Nëse ka njerëz të tjerë që shkojnë krah interesit tim, atëherë kjo është partia. Jemi një grupim individësh me qëllim politik dhe me një vizion të përbashkët. Intersi im është ta shikoj këtë Shqipëri me shqiptar. Gjatë këtyre viteve të fundit jemi përballë një fakti, që është shpopullimi. Shpopullimi na vjen në dy mënyra, së pari kemi uljen e lindëshmërisë dhe së dyti emigracionin masiv.

Unë jam një djal i rritur në qendër të Tiranës dhe gjatë gjithë adoleshencës time kemi qenë rreth 30 çuna që rrinim çdo ditë në Pazar të Ri, sot jemi apo nuk jemi 4 ose 5 që kemi mbetur në Shqipëri. Shkova në Hungari dhe bëra një kërkim me drejtuesit e institucionit kërkimor që bën politikat për familjen dhe bëmë një punë kërkimore sesa duhet të investojë Shqipëria. Bëra dhe një sonazh, ku 85% e të rinjve donin të largoheshin. Këtu nuk shihin të ardhme, as stabilitet politik dhe as stabilitet ekonomik. Kishte dhe familje të reja që thonin këtu është niveli arsimor i ulët dhe ne duhet të largohemi. Unë do të ofroj veten time për të gjithë njerëzit që janë të zhgënjyer. Unë mund të flas sa të dua për programin, por njerëzit nuk e duan më, duan vetëm individin. ” – tha Pano.

Share it :