Nga Agron Duka: Njeriu që kërkoi një copë rrugë dhe rebelimi i kryeministrit!
Nga Agron Duka
E shikoni këtë burrë? Ky u bë njeri publik, sepse gjatë një takimi elektoral të kryeministrit në lagjen Shkozë në Tiranë, tha se rruga e lagjes është copë-copë dhe po u shkatërron makinat. Në shtëpi nuk ka ujë, por rruga është ujë e baltë. Nuk duam asgjë tjetër, na bëj atë rrugë…
Edhe një gjë – tha ai – edhe një kotec pulash të bësh, të vijnë të gjithë, polici i rendit, polici i bashkisë, IKMT, AKMT, dhe të gjithë duan para në dorë…
Kryeministri nuk foli as për rrugën as për ujin, por nisi të shantazhonte qytetarin: Ke prova, hajde. Pas këtij takimi do ikim të dy në polici, ta denoncosh aty atë dhe ata që të kërkuan para. Pse flet në përgjithësi, pse prish imazhin e policisë? Hajde denoncoje tani, kush është ai që të kërkoi para…
Në mbështesim denoncimin zyrtar të çdo nëpunësi e funksionari publik të korruptuar. Por është e paimagjinueshme sjellja e një kryeministri ndaj një qytetari, që në një takim elektoral kërkon të ndërtohet rruga dhe flet për korrupsionin. Në fakt, shumëkush ka rënë pre e këtyre nëpunësve të korruptuar, kur ka tentuar të ndërrojë edhe një tjegull të thyer në çati.
I mësuar vetëm me ata që i thurin këngë e hedhin valle për nder të tij, apo ata që pohojnë “se mollët i preva, pasi s’kam ku të shes prodhimin, por ti e meriton edhe mandatin e 5-të”, apo ata që thonë se “kam 10 vjet që më sorollasin për letrat e shtëpisë edhe pse e kam bërë të gjithë procedurën, por sërish unë ty do të votoj”, kryeministrit i duket gjëmë e madhe që dikush t’i kërkojë të shtrojnë rrugën, të sjellë ujin apo të denoncojë korrupsionin.
I zgjedhuri është shërbëtor i atij që e zgjedh. Ai paguhet për të qeverisur e për të shërbyer. Por pushteti absolut dhe i gjatë të bën arrogant. Paraja e madhe e padjersitur të bën të fortë e agresiv. Të duket sikur po të hyjnë në hak kur të kërkojnë të bësh punën apo të kërkojnë llogari pse vjedh.
Ja pse në 11 Maj, Rama nuk duhet votuar më!
Votoni PAA dhe “Shqipëria Madhështore”!
Çdo votë për ne do të jetë votë për veten tuaj!”