Qytetari nga Astiri: Pushteti na mori pronat me dhunë! Votoni 1-shin, votoni të ardhmen e fëmijëve tuaj!

Qytetari nga Astiri: Pushteti na mori pronat me dhunë! Votoni 1-shin, votoni të ardhmen e fëmijëve tuaj!

Në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, me banorët e njësisë numër 14 në Tiranë, mori fjalën edhe banori i zonës Gëzim Sadikaj.

Sadikaj u shpreh se policia na ka dhunuar, ne nuk ishim kundër projektit, por donim një dëmshpërblim. Gjithashtu i bëri thirrje të gjithve qytetarëve që të votojnë numrin 1 për shpresë dhe për të ardhmen e familjes tonë.

“Mimbrëma të gjithve! Dua të falenderoj doktor Berishën që e bëri Shqipërinë me opozitë. Shteti na mori pronat me dhunë, ky pushtet i korruptuar. Sot shikojeni trafikun në Astir. Më erdhën dy vëllezër nga Mallakastra dhe bënë një biznes këtu, ja vunë emrin ‘Astir’ dhe Edi Rama në 12 vjet nuk mundi të bënte një shkollë. Ajo dhunë që i është përdorur banorëve të Unazës së Re, të gjithë i kemi të shënuar. Kjo është policia e pushtetit. Policia duhet të jetë e shtetit shqiptar jo e patronazhistëve.

Ka pas me qindra dhunime dhe ju e dini shumë mirë. Ka ardhur policia e veshur me uniform që pagujamë taksat për të na ruajtur, kurse bandat kanë në oborrin e tyre makina të blinduara. Ne mbrojtëm shtëpitë tona, nuk ishim kundër projektit, por kërkuam dëmshpërblim. Unë duke pasur një besim të plotë tek Sali Berisha, që fjalën që jep kurrë nuk e lë rrugëve. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, votoni 1-shin, votoni shpresën, votoni të ardhmen e fëmijëve tuaj”, tha Sadikaj.

Share it :