Alizoti: Ti, Edvin Kristaq Rama do mbetesh një delenxhi sepse i tillë ke lindur!
Drejtuesi politik i PD për Qarkun Elbasan, Tomorr Alizoti, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky e fundit e ofendoi publikisht duke e quajtur çyryk.
Në postimin e tij në Facebook, Alizoti i drejtohet Ramës si një delenxhi i lindur dhe pasardhës i gjysmëopingës.
Alizoti shkruan se, ti ke qenë, je, dhe do mbetesh gjysmëopingë. Para meje, ti je soj delenxhiu, si dje, si sot, si përgjithmonë’, shkruan Alizoti.
Reagimi i Alizotit
Kur dëgjova reagimin tënd, më erdhi ndër mend çfarë thotë Niçe për njerëz si ty. Ai ka një krahasim të mrekullueshëm kur tregon ndryshimin mes shtazës dhe njeriut. Kur e lexon në gjermanisht tingëllon shumë bukur. Por më pas mendova se, është shpenzim shumë i madh kohe t’i shpjegosh dikujt, që kulmin e imagjnatës e ka të lidhur me figura që flasin në ekrane, se çfarë është shkëputja e njeriut nga shtaza. Prandaj, po të përgjigjem me atë çfarë ti kupton më mirë, vulgaritetin.
Ti Edvin Kristaq Rama, do mbetesh një delenxhi, sepse i tillë ke lindur. Ti je pasardhës i gjysmëopingës, dhe do mbetesh përgjithmonë i tillë. Ky është guri jot, që se blen dot as me milionat që i vjedh popullit më të varfër në Evropë, as me shishet e verës 35 mijë euro me të cilat të qerasin shokët e tu ordinerë netët kur ti firmos vjedhjet. As me krekosjen mes idiotëve të tu të dobishëm. Ti ke qenë, je, dhe do mbetesh gjysmëopingë. Para meje, ti je soj delenxhiu, si dje, si sot, si përgjithmonë.