Berisha: Edi Rama është delja e zezë e Europës! Kredencialet e tij u dogjën para zgjedhjeve!

Berisha: Edi Rama është delja e zezë e Europës! Kredencialet e tij u dogjën para zgjedhjeve!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferfencës për shtyp se, kredencialet e Ramës u dogjën para zgjedhjeve! Ai tha se, PPE i bën thirrje BE-së dhe institucioneve të tjera për të vepruar,

“PPE në rezolutën numër 4 të votuar me emergjencë dje bën thirrje për veprim BE, OSBE-së, KiE dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare demokratike të ndalojnë çdo lloj keqpërdorimi të pushtetit shtetëror.

Blerjen e votës.

Intimidimin e votuesve dhe manipulimin zgjedhor.

Kërkon që zyra e prokurorisë të hetojë në mënyrë të plotë dhe në kohë para zgjedhjeve të gjitha akuzat që lidhen me krimet zgjedhore dhe të sjellë autorët para drejtësisë.

E kuptoni vetë, Edi Ramën, Ulsi Manjën, etj me radhë.

Të sigurojë qasje të barabartë në media për të gjithë aktorët politikë dhe të ruajë mbikëqyrjen e pavarur zgjedhore.

PPE gjithashtu bën thirrje institucioneve evropiane, OSBE/ODIHR dhe Këshillit të Europës të dërgojnë vëzhgues të tjerë afatgjatë në bashkitë me rrezik të lartë.

Të dokumentojë dhe denoncojnë publikisht abuzimet zgjedhore në raportet përfundimtare.

Të aplikojnë mekanizmat e kushtëzimit brenda procesit të anëtarësimit në BE, pra kredencialet e Edi Ramës u dogjën përfundimisht, nëse shkeljet vazhdojnë.

Rezoluta përfundon: PPE do monitorojë nga afër me kujdes zhvillimet në Shqipëri.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo rezolutë e votuar dje nga CDU, partia e kancelarit Merz dhe 82 parti të tjera, anëtare të PPE, vjen si diamanti në kurorë të tre rezolutave të tjera dhe Shqipëria bëhet vendi i vetëm që në harkun kohor 6-mujor, komuniteti ndërkombëtar lëshon 4 rezoluta për ndëshkimin e Edi Ramës.

Pra, siç e shihni, Edi Rama është delja e zezë e Europës në raport me zgjedhjet dhe drogën.

De facto Edi Rama është sot delja e zezë e Europës.

Ai, siç i quajti këto broçkulla, por këto janë të vërteta të cilat në mëyrë absolutisht nuk do i kapërdijë asnjë shqiptar dhe asnjë evropian.

Pra, ky është Edi Rama, 8 ditë para zgjedhjeve.

I nxirë siç është”, tha Berisha.

Share it :