Agron Duka i përgjigjet Bashës: Ka rolin e Zegjinesë, por as atë s’po e bën mirë

Agron Duka i përgjigjet Bashës: Ka rolin e Zegjinesë, por as atë s’po e bën mirë

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka me anë të një statusi në rrjetet sociale i është përgjigjur Lulzim Bashës për sulmet ndaj kandidatit Elton Rroshi.

Duka shkruan se ajo që nuk dihet është roli i Bashës në këtë fushatë dhe tha se ai nuk ka asnjë ambicie për pushtet.

Më tej duka thotë se Basha është ngarkaur nga Rama të sulmojë Elton Rroshin ashtu si Zegjine Çaushi me Gazment Bardhin.

“Kur Lulzim Basha luan rolin e Zeqines së Rroskovecit!
Lulzim Basha, disa herë me radhë, sulmon kandidatin e PAA dhe “Shqipëria Madhështore” në qarkun e Tiranës, Elton Rroshi.
E sulmon nëpër studio televizive, bën postera dhe bën thirrje të mos e votojnë, sepse z. Rroshi është kushëri i z. Elvis Rroshi.
Tani, besojmë se z. Basha duhet ta dijë që në pushtet është PS dhe Edi Rama, dhe jo Sali Berisha, PD-ja dhe aleatët e saj.
Dhe mbi të gjitha, Elton Rroshi nuk ka asnjë funksion publik, asnjë përgjegjësi shtetërore, që të justifikojë sulme gjatë një fushate elektorale.
Ajo që nuk e dimë në këto kushte është: çfarë roli ka Basha në këtë fushatë?
Pra, a është ai në opozitë dhe kërkon të marrë pushtetin, apo është në opozitë dhe lufton për të mbajtur në pushtet ata që janë tani?
Sepse të jesh në opozitë, do të thotë të luftosh me ata që janë në pushtet, jo me ata që janë gjithashtu në opozitë.
Ne e dimë se Basha nuk ka asnjë ambicie për pushtet.
Në rastin më të mirë, ai po garon për vendin e pestë në këto zgjedhje.
Ndaj, nuk po e harxhon fushatën kot, por ka vendosur të bëjë ndonjë “plaçkë”, si shumë të tjerë si puna e tij.
Mesa duket, ai është ngarkuar nga z. Rama që të bëjë me kandidatin tonë Elton Rroshi atë që bën Zeqineja e Rroskovecit me kandidatin e “Shqipëria Madhështore” në qarkun e Fierit, z. Gazmend Bardhi. Por, mesa duket, as rolin e Zeqines nuk po e luan mirë”, shkruan Duka

Share it :